Angli, arrestohet sulmuesi Diouf, dhunoi rëndë një person

Angli, arrestohet sulmuesi Diouf, dhunoi rëndë një person
El Hadji Diouf është vënë në prangat e policisë britanike, pas një grindjeje në një lokal nate në Manchester, nga ku mbeti i plagosur një burrë, që ndodhet ende në spital duke u kuruar. Ish sulmuesi i Liverpool, Bolton dhe tashmë me Blackburn, 31 vjecari Diouf u lirua pak orë më vonë duke paguar një garanci në para', por do të përballet në gjykatë.

Edhe futbollisti tjetër Anton Ferdinand u mor nëpyetje nga policia, por për të nuk ka akuza. Diouf dhe Ferdinand kanë qenë shokë skuadre në vitin 2008 te Sunderland, dhe ishin bashkë në momentin e sherrit, ku një rol aktiv pati Diuouf.

Diouf kishte mbërritur në lokal me gruan e tij Valerie, dhe nuk ka shpëtuar pa një lëndim të lehtë në fytyrë. Por futbollisti duket se ka përdorur nëj shishe të thyer për të lënduar pjesëmarrësin tjetër në sherr.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut