Ndeshja midis Shefilld dhe Lids United, pavarësisht se është mbyllur në barazim 1-1, u prish nga një episod mjaft negativ në fundin e saj nga një tifoz i ekipit të Lids.

Në minutat e fundit të ndeshjes kur rezultati ishte në barazim në fushë futet një tifoz i ekipit të Lids dhe sulmon portierin vendas duke e goditur me grusht.

Më pas huligani është larguar në drejtim të turmës së tifozëve. Portieri Chris Kirkland pas goditjes u mjekua nga stafi mjeksor.

Ky episod ka prishur edhe mbrëmjen, e cila deri në atë moment po shkonte shumë mirë.

(d.b/shqiptarja.com)