Një emigrant i paligjshëm do të deportohet nga Mbretëria e Bashkuar për herë të pestë, pasi u gjet i fshehur në pjesën e pasme të një rimorkioje. Që nga viti 2017 Romeo Zani, është përpjekur vazhdimisht të hyjë në Britani.
Sipas Daily Mail, Gjykata e Newcastle tha se ai u bë i njohur për herë të parë me Forcën Kufitare nëntë vjet më parë, kur rrëfeu se kishte ardhur në vend nga pjesa e pasme e një kamioni dhe kishte punuar ilegalisht.
Që atëherë, ai është kapur duke u përpjekur të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar me mjete të ndryshme duke përfshirë edhe një jaht në Falmouth. Zani, 32 vjeç, kaloi një vit i fshehur dhe gjithashtu ka vuajtur dënime me burg për krimet e tij. Ai është lëshuar gjithashtu një urdhër dëbimi i pacaktuar.
Mësohet se Zani, është burgosur dhe se do të deportohet për herë të pestë, pasi pranoi një shkelje tjetër të urdhrit të tij të deportimit.
Nicholas Worsley e dënoi Zanin me dy vjet burg për përpjekjen e tij flagrante për të shkelur deportimin. Ai i tha Zanit se ky do të jetë rasti i pestë që do të dëbohesh nga Mbretëria e Bashkuar
Komente








