BRITANI- Në 13 dhoma, ku kultivonin 767 bimë kanabisi, 2 shqiptarë kishin arritur të llogarisnin fitime prej 1 milionë paund, nëse droga do të piqej dhe do të kishte dalë për shitje. Gjykata e Ipswichit në Britaninë e Madhe paraqiti faktet për shqiptarët Blerim Mema, 21 vjeç dhe Graci Fekolarin, 29 vjeç, të dy banues në “Henley Road”, teksa ata kishin pranuar prodhimin e kanabisit, pasi u arrestuan më 14 shkurt të këtij viti.
Gjykatësi John Holt tha se ata kishin qenë të përfshirë në një rrjet të sofistikuar dhe ngritën një fermë të vërtetë që përpunonte marijuanën. Ai tha se shtëpia kishte 8 dhoma gjumi që ishin marrë me qira për 7700 paund në muaj nga 1 tetori 2013 dhe qiraja ishte paguar deri në datën kur policia bastisi ambientet, më 14 shkurt. Më tej gjykatësi shtoi se vlera me shumicë e kanabisit u vlerësua në mes të 100.000 dhe 500.000 paund, me një vlerë me pakicë, të llogaritur në 1 milionë paund. “Ju jeni të dy emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria dhe keni qenë në kërkim”-shton ai.
Mema kishte deklaruar se merrte rrogë mujore prej 200 paund plus një shpërblim në momentin kur marijuanë do të korrej. Steven Dyble, avokati i Fekolarit tha se klienti i tij kishte ardhur në Britani të Madhe në kërkim të një jetë më të mirë dhe është shfrytëzuar nga organizatorët e rrjetit të kanabisit.
Ndërkaq, avokati i Memës, Charles Myatt tha se ëndrra e klientit të tij kishte qenë që të vinte në Britaninë e Madhe, për të punuar në rrugë ligjore dhe jo të merrej me krime. Gjykata dëgjoi të pandehurit, që automatikisht do të deportohen për në Shqipëri, pasi kanë shërbyer dënimet e tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com