Angli, festivali më i madh i kërcimit 
20000 artistë në Valtz e Paso Doble

Angli, festivali më i madh i kërcimit <br />20000 artistë në Valtz e Paso Doble
Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit në qytetin Blackpool të Anglisë Veriperëndimore po rezulton një shfaqje e arrirë artistike, ku dominojnë kërcimi dhe moda, tingujt dhe ngjyrat, lëvizjet dhe emocionet.

90 vjetori i krijimit të festivalit më të madh në botë të vallëzimit ka sjellë një atmosferë shpërthyese. Eventi bëri bashkë më shumë se 20.000 garues nga 60 vënde të ndryshme të botës.

Në garë kanë mbizotëruar kërcimet Latine, me ritme të lëvizshme e të gjalla, por nuk kanë munguar edhe ato standartet.
 
Një surprizë e veçantë e eventit kanë qënë Valtsi Vienez, Quickstepi dhe Paso Doble.

Por “qershia mbi tortë” kanë qënë veshjet e veçanta të kërcimtarëve, të përshtatura në stil e model sipas llojit të kërcimit. Fustane ndriçuese me ngjyra rrezatuese e shkëlqim natyror në makeup-in e modeleve.

Michael Williams, drejtori menaxherial i festivalit thotë se kjo është një mundësi fantastike për të shkrirë në një rrymë të vetme, atë të kërcimit, shpirtrat artistikë dhe pasionin për kërcimin, të artistëve nga e gjithë bota.
festivali
f
f
f
  Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur