Gjykata e Krimeve të Rënda në Londër dënoi një emigrant shqiptar pasi i preu me thikë fytin duke i shkaktuar vdekjen të fejuarës. Report Tv mëson se Arben Rexha është dënuar me 10 vite burg. Emigranti Rexha më 31 janar 2016 vrau të fejuarën. Rexha goditi me thikë për vdekje Elidona Demiraj e cila kishte vetëm 3 muaj që kishte mbërritur në Londër për t’iu bashkuar të fejuarit Rexha.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, ku e reja u godit me thikë në fyt nga 32-vjeçari, ndërsa fqinjët dëgjuan “britma të forta”, duke njoftuar menjëherë policinë.  Mjekët luftuan për ta shpëtuar, por ishte e pamundur pasi vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda.

Në një reagim të ndjerë pas ngjarjes së rëndë, babi i viktimës, Halili, tha se familja e tij “ishte privuar nga dashuria, lumturia dhe buzëqeshja e saj e ëmbël, që për 25 vjet kurrë nuk mungoi në fytyrën e saj, i privuar … nga jeta në kulmin e rinisë së saj”. Pasi vdiq, fqinjët mbajtën një vigjilje jashtë banesës së saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës ngritën 3.000 paund, në mënyrë që trupi i saj të sillej në vendlindje.

Elidona Demiraj
Elidona Demiraj

d.b/shqiptarja.com