Angli, jo më shampanjë
përfutbollistin e ndeshjes!

Angli, jo më shampanjë<br />përfutbollistin e ndeshjes!
Sponsori i Premier League së Anglisë në futboll "Barclays", është duke e shqyrtuar mundësinë që të heqë shampanjën si shpërblim për lojtarin e ndeshjes, për të evituar në këtë mënyrë fyerjen e futbollistëve myslimanë.

Ylli i Manchester City, Yaya Toure, kishte refuzuar këtë shpërblim tradicional, pasi u shpall lojtar i ndeshjes në fitoren kundër Newcastle, tre javë më parë. Në çastin kur bashkëlojtari i tij, Joleon Lescott, u mundua t'i japë shishen e shampanjës, Yaya e refuzoi atë.

"Unë nuk pi, jam mysliman, kështu që mbaje ti", tha Toure. Yjet e Manchester Unitedit janë tallur me këtë çështje një javë më vonë. "Barclays është duke shqyrtuar nëse është e pranueshme të jepet alkooli si shpërblim, duke marrë parasysh se në ligë luajnë lojtarë të feve e kombësive të ndryshme", ka thënë një burim i afërt me sponsorin.

Shampanja i jepet si shpërblim lojtarit më të mirë të ndeshjes që transmetohet drejtpërdrejt, një traditë që së pari ka nisur të aplikohet në vitin 1992.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e presidentit, Hamasi: Irani do të jetë në gjendje të përballet me këtë provë të vështirë

Vdekja e presidentit, Hamasi: Irani do të jetë në gjendje të përballet me këtë provë të vështirë