Angli, kampioni 14 vjeçar i kickbox
vdes në sekondat e fundit të finales

Angli, kampioni 14 vjeçar i kickbox<br />vdes në sekondat e fundit të finales
Një djalë 14-vjeçar, kampion në sportin e kickbox-it, ka pësuar një vdekje tragjike në sekondat e fundit të ndeshjes finale të turneut.

Scott Marsden, nga Hullsborough i Anglisë, u shpall kampion për peshën e tij në vitin 2015 në Spanjë por të shtunën në mbrëjme mori një goditje fatale nga kundërshtari i tij e cila kërkonte ndërhyrje urgjente për ta shpëtuar.

Ndeshja u pezulla, dhe Scott u dërgua mënjëherë në spitalin e qytetit, në Leeds.
 
Miqtë e tij tregojnë për “Daily Mail” se djaloshi i pafat, u nda nga jeta ditën e djeshme në spital i rrethuar nga familja dhe të afërmit e tij.

Organizatorët e turneut shprehën gjithashtu ngushëllimet më të përzemërta dhe deklaruan mbajtjen e një minute heshtjeje në nderim të kampionit të vogël.

kickbox1
    ( Solidarizimi i miqve të viktimës në rrjetet sociale )

Autoritetet kanë bërë me dije se incidenti është konsideruar i pavullnetshëm ndaj nuk do të ndiqet penalisht. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar