Angli, Miliband pret Ramën:
Ndryshimi i madh ka nisu

Angli, Miliband pret Ramën:<br />Ndryshimi i madh ka nisu
LONDER – “Ndryshimi i madh ka nisur”. Me këto fjalë deputeti anglez David Miliband e ka komentuar takimin me liderin socialist Edi Rama sot në Parlamentin anglez. Miliband ka shkruar në profilin e tij në Twitter se biseda me Ramën ka qenë “shumë interesante”.

Ndërsa vetë Edi Rama ka folur në profilin personal në Twitter për “3 orë plot energji dhe ide në mjediset e Parlamentit anglez”. Rama ka njoftuar se është takuar gjithashtu me liderin laburist Ed Miliband dhe ministrin e Jashtëm në hije, Douglas Alexander.

Gjatë takimit të parë me Ed Miliband dhe Douglas Alexandër, kreu socialist foli mbi situatën politike në Shqipëri dhe aspiratën e shqiptarëve për t’u integruar sa më shpejt në Bashkimin Europian.

Rama u ndal gjithashtu në programin e PS “Për një Rilindje Shqiptare” duke theksuar përpjekjen e opozitës për të hartuar një program sa më të qartë e realist për të rritur punësimin, mbështetur biznesin, ofruar shërbime cilësore që bazohen tek nevoja dhe jo mundësia për të paguar dhe zhvilluar zonat rurale të vendit. Gjatë takimit, Edi Rama u ndal edhe në programin e socialistëve për të zëvendësuar taksën e sheshtë me një taksë të ndershme, që do të fuqizojë shtresën e mesme dhe të varfër.

Lideri laburist Ed Miliband e përgëzoi opozitën shqiptare për hapat e ndërmarrë në drejtim të përshpejtimit të procesit integrues të Shqipërisë në BE, si dhe nxiti zotin Rama në angazhimin për t'i ofruar shqiptarëve një program qeverisës realist dhe të detajuar.

Në të njëjtën kohë, zoti Miliband ofroi të gjithë mbështetjen e Partisë Laburiste për opozitën shqiptare dhe veçanërisht Partinë Socialiste, si partia simotër në Shqipëri.

Gjatë takimit me ish ministrin e jashtëm David Miliband, njëkohësisht dhe Drejtor i Politikave në qeverisjen e Tony Blair, Edi Rama diskutoi më në detaje mbi programin “Për një Rilindje Shqiptare”. Zoti Miliband u ndal veçanërisht në problematikën e punësimit, mundësive për të zhvilluar ekonominë shqiptare dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

David Miliband dhe Edi Rama diskutuan gjithashtu edhe për procesin e formësimit të programit, si dhe rëndësinë e përfshirjes së publikut në krijimin e politikave për qeverisjen e të nesërmes.

Gjate vizitës së tij në Londër, Edi Rama shoqërohej edhe nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Ditmir Bushati, Sekretari për Rininë dhe Emigracionin Erion Veliaj dhe Drejtorin e Komunikimit Endri Fuga.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë