Angli/ Ministrja e sapoemëruar e Arsimit u tregon gishtin protestuesve kundër Boris Johnson: Më ofenduan (VIDEO)

Deputetja konservatore Andrea Jenkyns, njëkohësisht ministrja e re e Arsimit e sapoemëruar në Britaninë e Madhe, është vënë në qendër të kritikave pasi është filmuar duke u ngritur gishtin e mesit protestuesve të fushatës ‘Bye Boris’.

Ajo pranoi se duhet të kishte treguar më shumë qetësi, por protestuesit e ofenduan, duke përfshirë edhe dy kërcënime me vdekje.

“Duhet të kisha treguar më shumë gjakftohtësi, por edhe unë njeri ja”, tha zonja Jenkyns.

Sakaq vetë konservatorët e sulmuan ministren e tyre pasi videoja u bë publike. Udhëheqësi i Dhomës së Deputetëve, Mark Spencer ka thënë se i takon zonjës Jenkyns të ‘justifikojë’ veprimet e saj, ndërsa ish-ministri i shkencës George Freeman e kritikoi sjelljen e saj, duke e konsideruar si ‘të tmerrshme’.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ulala: 10/07/2022 16:10

    Pse nuk ngrejte fustanin dhe ti tregoje dafllakun?Edhe ti njeri je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!