Kush janë shqiptarët e arrestuar në Angli, morën peng fierakun pas sherrit për ‘shtëpitë e barit’ dhe kërkonin 400 mijë paund

ANGLI- Përplasja për 'Shtëpitë e barit' duke se ka qenë arsyeja për një tjetër ngjarje shumë të rëndë kriminale mes shqiptarëve në Britaninë e Madhe. 6 shqiptarë janë arrestuar pasi morën peng bashkëatdhetarin. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se të arrestuarit janë Nekid Arapi 26 vjeç, Xhon Guveli 28 vjeç, Fation Arapi 27  vjeç, Armando Brahashaj 26 vjeç, Eduart Cepele 30 vjeç, Emanulea Arapi 28 vjeçe. Siç raportojnë mediat shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Një ndër to Nekid Arapi, rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi në Shqipëri është arrestuar për vrasje. Nekid Arapi, u arrestua pasi dyshohej si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në vitin 2018 në Vlorë.

Report Tv ka mësuar se 30-vjeçari Nertil Buzi, dyshohet se është marrë peng për shkak të konflikteve për kontrollin e shtëpive të barit. Ka qenë i vëllai që ka denoncuar në Shqipëri se i vëllai ishte marrë peng dhe për të kërkohej shumë e madhe për t’u liruar. Vëllai i tij ka thënë se Buzi është torturuar për ditë me radhë dhe dhunuesit e tij i bënin video dhe ua dërgonin familjarëve, ku i kërcënonin se donin 400 mijë paund në këmbim të lirimit.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit morën informacion se rrëmbyesit kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të shqiptarit dhe u vunë në kontskt me autoritetet britanike. Pengu i liruar tashmë ndodhet i sigurt në duart e autoriteteve britanike, ndërsa vijojnë më tej procedurat për hetimin e rastit. Sipas mediave britanike, 30-vjeari shqiptar është dhunuar nga pengmarrësit, ndërsa është shpëtuar në gjendje të keqe shëndetësore.

Operacioni për lirimin e shqiptarit u bë nga Policia Metropolitane në Britani, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, nën asistencën e Angjencisë Kombëtare të Krimeve në mbretëri, pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e krimit midis dy vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
I arrestuar në Shqipëri për vrasje, kush është një nga pengmarrësit e 30-vjeçarit në Angli

1664730100_arrestimi.jpg

Nekid Arapi është një nga pengamrrësit e 30-vjeçarit shqiptar në Londër, pas sherreve për ‘shtëpitë e barit’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se 26-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi Shqipëri është arrestuar për vrasje. Nekid Arapi, u arrestua pasi dyshohej si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në vitin 2018 në Vlorë.

Ora 18:43
Kush janë shqiptarët e arrestuar në Angli, morën peng fierakun pas sherrit për ‘shtëpitë e barit’ dhe kërkonin 400 mijë dollarë

Janë zbuluar emrat e shqiptarëve të arrestuar në Angli, të cilët morën peng 30-vjeçarin Nertil Buzin nga Fieri, për shkak të konflikteve për kontrollin e shtëpive të barit.

Shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se janë arrestuar: Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27  vjeç, banues ne Neë Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Të gjashtë të arrestuarit iu komunikuan akuzat në gjykatën Ëillesden Magistrates.

Ora 15:13
Përplasja për shtëpitë e barit, pengmarrësit i dërgonin video me tortura familjarëve të 30-vjeçarit! Dëshmia e të vëllait

1664716526_h91024x6611.png

Më shumë se 10 ditë më pare Nertil Buzi, 30-vjeç, u mor peng nga bashkatdhetarët e tij në Londër për shkak të përplasjeve për shtëpitë e barit në kryeqytetin britanik.

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje tronditëse. Vëllai i tij ka bërë një denoncim në policia ku ka thënë se Buzi është torturuar për ditë me radhë dhe dhunuesit e tij i bënin video dhe ua dërgonin familjarëve, ku i kërcënonin se donin 400 mijë paund në këmbim të lirimit.

Ora 13:40
U mor peng nga bashkatdhetarët dhe kërkuan 400 mijë paund për ta liruar, Report Tv mëson kush është 30-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë nga marrja peng e 30-vjeçarit. Report Tv mëson se Nertil Buzi është shqiptari që është marrë peng në Britani të Madhe dhe më pas u arrit të lirohej nga ana e autoriteteve britanike. Ka qenë i vëllai që ka denoncuar në Shqipëri se i vëllai ishte marrë peng dhe për të kërkohej shumë e madhe për t’u liruar.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Djali nga Fieri: 06/10/2022 19:32

    Injorantet, bukeshkelurit, te pabeset akoma skeni mar ate qe meritoni por shume shpejt do ju vije ora. Burgu eshte shume pak per ju

    Përgjigju
  • Emigranti: 03/10/2022 02:25

    Keshtu ndodh kur nuk degjoni kryeministrin. Cju duhet Anglia juve...

    Përgjigju
  • Moderni: 03/10/2022 01:40

    Ishalla i kalbin ne burg keta se shum e kan ngrit koken

    Përgjigju
  • Iris: 02/10/2022 23:38

    I rrembyeri eshte me fat qe nuk pesoi fundin e Jan Prenges.S.d.q.beni burg tani per prodhim,shitje e trafik droge,rrembim e torturim personi,shantazh e zhvatje,si dhe hyrje ilegalisht ne G.B dhe org.kriminale e armembajtje pa leje.Me gjithe kete liste akuzash,kur te dilni nga burgu pas shume e shume vitesh,nese do t'ju mbajne kellqet e plakura e keni gati bileten per ne Ruanda,ose kushedi, ndoshta deri atehere do t'ju dergojne ne nje vend me te mire,me 5 yje,si p.sh.Afganistani,apo Koreja e Veriut,se ne Shqiperi nuk keni me vend!!!!

    Përgjigju
  • Bobe: 02/10/2022 20:46

    Ike ne Angli per ti shpetuar hasmit po mesaduket nga nje i bere dy.ketu nuk bere asnje dit burg se ta mbylli babi po andej nuk ka dale se ky me x6 eshte djali filanit.

    Përgjigju
    • Miku: 02/10/2022 23:13

      Ajde kidi se nuk e shikon me driten e diellit per na 10 vjet te rofte babi e kur t kthehesh posht do lash hakat e vjetra

  • Ajo: 02/10/2022 19:48

    Dhe nje vajze mes tyre... Nuk e di si ja ben zemra te shohin sesi torturohet dikush dhe mos te besh asgje.

    Përgjigju
  • Keno: 02/10/2022 17:36

    Haha. Derdimenet. Mendojne se jane ne Albanistan dhe Greqi sufllaqestan. Ne Britani te spiunon komshiu e sja ben syri terr. Hani ca vite burg tani e fishek ne Abanistan ku ju pret hasmi.

    Përgjigju
  • AltinTop: 02/10/2022 16:37

    Fale policise ne Tirane u kapen ato ne Londer. Tani presim informacione nga policia e londres te kapim keto ne Tirane e me gjere. Ka lezet kshtu.

    Përgjigju
  • Alb: 02/10/2022 15:15

    Brezi i demokracis po mush burgjete mern e jashte shqipnis. Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • gjergji: 02/10/2022 12:45

    Zot na ruaj NGA TROPOJANET E KUKSIANET.Turmat e keture injorantave te shkolluar e pa zanat me kto pune merren e per kte shkojne ne Angli.Ishalla te gjithe te burgosen e te mos te dalin nga burgu..

    Përgjigju
    • Aldk: 02/10/2022 18:47

      Pas syte se nga jane.

    • Gabim: 02/10/2022 18:13

      Jo te gjithë Kuksiant e Tropojanet jane siç thoni Ju ka njerez me shkolle me art me talent me pune te ndershme me grada shkencore , mos për gjithësoni , ka krim në Rome Tirone Athine Washington Berlin nuk eshte aspak profesionale që për disa individ të etiketohet gjithë zona apo një qytet apo një krahine , me pak fjalë sot rinia shqiptare duhet të kuptoje që rruga e arsimimit eshte me e mira një avokat apo mjek në Londer do ishte një e ardhme e papare për shqiptaret atje , rruga kriminale eshte afatshkurter gjithësesi nuk duket e drejte të themi që të gjithë italianet jane mafjoze apo të gjithë zviceranet jane bankierë ndaj gabim që flet keq për gjithë zonen e Kukesit Tropojes apo cdo qytet tjeter si kudo ne bote cdo qytet ka edhe njerez shume të sukseshem dhe të nderuar ! Pra pergjithesimi eshte gabim shqiptar dhe global siç etiketohen në evrope krejt shqoptaret 20 miljon sa jemi neve si kriminel apo si mafje kur në fakt as 0,0001% pra as 2-3000 veta nuk jane të tille dhe etiketohet gjithë kombi !

    • Bcjx: 02/10/2022 14:25

      Nga e di origjine? Apo e hamendeson me steriotipet qe ke ne koke?!

  • Emigranti: 02/10/2022 12:19

    Këta të rinjtë po fluturojnë me pras, janë mësuar në Shqipëri me një jetë përrallore që e shohin në Instagram e TikTok, këtyre edhe 1000€/muaj ti japësh prap do thonë që nuk i dalin sepse përkundrazi na emigrantët e vërtetë që punojnë 5-6 ditë në javë dhe dalin 1-2 herë këta e duan jetën ditë e natë qejf o qejf o qerrata, me makina të shtrenjta, jacuzzi dhe ku..a që i ndërrojnë çdo muaj! Kur një njeri normal ose dhe një emigrant ka një telefon 400€, maksimumi, këta kanë iPhone modeli fundit dhe rrinë gjithë ditën nëpër klube, disko, restorante duke shkrepur foto për t'u dukur...

    Përgjigju
    • Hako: 02/10/2022 14:06

      Keta duhet te jene nga ata qe ikin me skafe ne Britani dhe na mallengjejne me "vuajtjet" e tyre.Mbushen burgjet dhe turperojne ata qe punojne ndershmerisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Moska: Ne nuk do heqim dorë nga kontrolli i centralit bërthamor Zaporizhzhia

Moska: Ne nuk do heqim dorë nga kontrolli i centralit bërthamor Zaporizhzhia