Pamje të rënda dhune vijnë nga Durrësi, ku forcat e policisë janë sulmuar me shkopinj dhe sende të forta nga protestuesit. Gjithçka ndodh në fraksion sekondi. Forcat e policisë përpiqen të mbrojnë godinet nga sulmet vandale por turma e madhe me shkopinj e sende të forta rrethojnë 2 policë dhe i sulmojnë ata. Drejt tyre hidhen edhe karrige dhe gurë. 

Gjatë protestës, të njëjtët protestues kanë shkatërruar edhe ambientet e Postës Shqiptare, duke shkaktuar dëme materiale.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ Fishekzjarrë drejt Bashkisë së Tiranës! Gurë Kuvendit, 3 ministrive dhe efektivëve! Tentohet sulm ndaj selisë së PS, protestuesit shkatërrojnë banka e biznese