Katër adoleshentë kanë marrë dëmtime serioze ndërsa bënin një xhiro në një tren lojërash të shpejtësisë së lartë në parkun argëtues Alton Towers në Mbretërinë e Bashkuar, i cili doli totalisht nga shinat duke fluturar në ajër.

Për fat të mirë distanca ajrore me tokën  nuk ishte shumë e largët, përndryshe bilanci do të kishte qënë ai i një tragjedie.

Mes të plagosurve ishte një djalë 2 vjeçar, ndaj të cilit mjekët dhanë maksimumin e vet që të gjëndja e tij të mos përkeqësohej.
 
Aksidenti përfshiu dy vagona, një që mbante 16 persona dhe një tjetër që fatmirësisht ishte bosh.
 
Dëshmitarët përshkruajnë momentin e tmerrit kur treni filloi të dilte nga shinat dhe të gjithë fillonin të ulërisnin për ndihmë, sepse ndienin që po fluturonin në ajër.
 treni angli
Danny Simm një prezantues radiofonik që rastisi në vendngjarje shkroi në twitter “ Njerëz të pandërgjegjshëm, gjithandej gjak. Është shokuese. Njërëzit kanë ngecur”.

Në vendngjarje mbërritën katër ambulanca dhe një ambulancë ajrore që nxorri personat e ngecur nën hekura.
treni

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)