Angli, partia anti-emigrante kundër
Shqipëria në BE është çmenduri

Angli, partia anti-emigrante kundër<br />Shqipëria në BE është çmenduri
LONDËR - Ecuria e integrimit të Shqipërisë do te varet edhe nga përbërja e Parlamentit Europian, pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Ja, për shembull, si e sheh rekomandimin e KE-së për Shqiperinë, UK Independence Party (UKIP), një parti britanike anti-imigracion që po rrit me shpejtësi kuotimet në sondazhe për zgjedhjet europiane të vitit 2014.

“Do ishte çmenduri e plotë të fusnim Shqipërinë në BE, një tjetër vend me probleme të mëdha të aktivitetit kriminal dhe varfëri të tmerrshme. Ne mund të shohim që tani se ç'do ndodhë dhe duhet të veprojmë për ta ndaluar këtë", ka thënë lideri i kësaj force politike, Paul Nuttal, për express.co.uk.  

Propozimi i djeshëm i KE-së për ti hapur rrugë negociatave, duket se nuk ka gjetur mbështetjen e të gjithëve.

Sipas këtij të fundit, nëse Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së, atëherë 3.1 milionë shqiptarëve do tu lindte e drejta për të jetuar në çdo vend të Bashkimit, duke përfshirë edhe Britaninë.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë