TIRANE – Në Angli i quajnë “sumo babies” dhe numri i tyre është rritur shumë vitet e fundit. Bëhet fjalë për foshnje që në momentin e lindjes peshojnë mbi 5 kg, ndërkohë që mesatarja kombëtare është prej 2.83 kg për meshkujt dhe 2.73 për femrat. Të dhënat e shërbimit shëndetësor anglez flasin për një rritje prej 50% në 4 vitet e fundit.
Shkak i këtij fenomeni, sipas ekspertëve, duhet kërkuar tek “epidemia e nënave të shëndosha” (statistikat tregojnë se gati gjysma e grave angleze në moshën e fertilitetit janë mbi peshë ose obese) që sjellin në jetë fëmijë gjithmonë e më të mëdhenj.
Rreziku ekziston si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Këta të fundit kanë më tepër mundësi që të zhvillojnë sëmundje të ndryshme kardiologjike ndërsa për nënat shtohen rreziqet gjatë momentit të lindjes.
“Përgjegjësia kryesore është e nënave – ka thënë Tam Fry i Nation Obesity Forum – që po bëhen gjithmonë e më të shëndosha, sepse gjatë shtatzanisë hajnë ushqime të dëmshme për fëmijën, me rezultatin që tani gjendemi me një të katërtën e fëmijëve në mbipeshë që 4 vje“Përgjegjësia kryesore është e nënave – ka thënë Tam Fry i Nation Obesity Forum – që po bëhen gjithmonë e më të shëndosha, sepse gjatë shtatzanisë hajnë ushqime të dëmshme për fëmijën, me rezultatin që tani gjendemi me një të katërtën e fëmijëve në mbipeshë që 4 vjeç”.
Rasti i fundit i një “sumo baby” në Angli është rregjistruar nëntorin e kaluar në Ipsëich, ku lindi “vogëlushja” Niamh Martin: një gjigande 7-kilëshe në tuta rozë, që mjekët kanë frikë se do të bëhet si mami Elaine dhe babi Sean që shikoni në foto. (im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com