ANGLI- Një ndërtesë dykatëshe qindrëra vjeçare në qytetin e Manchester të Anglisë është shembur pas heqjes së një dërrase të vetme.
Gjatë punimeve për të reparuar një të çarë në katin e dytë, e gjithë ndërtesa është shembur. Punëtori i cili po kryente punimet mbeti i habitur nga skena e çuditshme ndërkohë që kalimtarët e rastit që po filmonin me celular fillojnë të qeshin.
Policia mbërriti menjherë në vendngjarje duke rrethuar zonën. Sipas raportimeve të para nuk pati të plagosur nga incidenti. Punonjësi u shoqërua për në rajonin e policisë ku u morr në pyetje lidhur me ngjarjen.
Ndërtesa kishte qenë dikur shtëpia e poetit Francis Thompson i cili jetoi aty në vitet 1864-1885.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com