BRITANI - 4 persona kanë humbur jetën nga përpjekja e dështuar për ulje e një avioni privat në jug të Anglisë pranë aeroportit të Hampshire. Avioni i cili u nis në mesditë nga aeroporti i Malpensas, u rrëzua në një pikë shitjeje makinash pranë aeroportit të Hampshire në orën 3 me orën lokale.
Sipas Daily Mail Avioni Phenom 300 me kapacitet 9 persona, i përkiste familjes së Osama Bin Laden.
Në bord ndodheshin motra dhe njerka e tij së bashku me pilotin Jordanez dhe një person tjetër, të cilët përfunduan që të katërt të vdekur.
Për fat të mirë nuk pati të lënduar të tjerë përveç atyre që ndodheshin në bord. Nga shpërthimi i avionit, pas rrëzimit, u përhap një zjarr i madh, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas asaj që shkruan shtypi britanik, avioni ka pasur vështirësi gjatë uljes , ndërsa mbeten larg hipotezat për një akt terrist të mundshëm.
/Shqiptarja.com