Dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen si pasojë e një shpërthimi industrial në Hertfordshire të Anglisë.

Nga vatra e shpërthimit raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një 20-vjeçar.

Mediat britanike nuk bëjnë me dije indetitetin dhe kombësinë e viktimave ndërsa sipas burimeve të “Shqiptarja.com” dy personat që kanë humbur jetën janë shqiptarë, nga Kalaja e Dodës - Peshkopi.

Policia e Londrës raporton se viktimat janë të moshës 30 dhe 40 vjeç ndërsa 20-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin Alexandra Princess në Harlow.

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet ligjzbatuese thanë se për ngjarjen në fjalë është arrestuar një 40-vjeçar indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

shperthimi
 
 Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)