Në Britaninë e Madhe 6 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli në apartamentin e tyre u gjetën lëndë narkotike të llojit kanabis sativa me vlerë 500 mijë paund.
Banesa ndodhej në një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit të Uellsit, Cardiff.
Përveç 5 prej tyre që mohuan akuzat, 54-vjeçari Gëzim Dauti u kap në flagrancë duke punuar në fabrikë, dhe pranoi akuzat për veprën.
Vjosano Baho, Anil Ismailaj, Drini Ismailaj, Indrit Musaku dhe Emiljo Pepa, të gjithë e mohojnë të kenë lidhje me prodhimin e drogës.
Aksioni i policisë britanike u zhvillua në orën 3 të mëngjesit të së premtes në zonën e njohur si Plasnevydd.
Një zëdhënës i policisë tha: “Fabrika e kanabisit ishte e ndërtuar në katin e sipërm të një apartamenti”. Shqiptarët do të mbahen në burg deri në gjyqin që pritet të japë vendimi.
“Do e shtyj ngjarjen tuaj për gjykim më 24 korrik ndërkohë që të gjithë ju duhet të qëndroni në paraburgim”, iu drejtua gjykatësi shqiptarëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com