LONDËR - Tentuan të trafikojnë kokainë të pastër me vlerë 1 milion paund në drejtimin e shqiptarit 40-vjeçar Ilir Vogli në Angli, gjykata e Notinghamshire i ka dënuar me 70 vite burg 11 anëtarët e kësaj bande. Ata akuzohen se, ishin personat që furnizonin me drogë të gjithë rajonin.

Siç shkruan media angleze, shqiptari Ilir Vogli, që ishte dhe kreu i kësaj bande, prej vitesh jetonte në Rubery bashkë me zëvendësin e tij, Hurry Graham, janë kapur duke transportuar një shumë prej 125 mijë paundë.

Të gjithë anëtarët e bandës, 10 meshkuj dhe një femër janë dënuar dy ditë më parë. Vogli, bashkë me Graham dhe femrën e bandës janë dënuar me nga 10 vite burg.

Operacioni “Solucioni”, ishte ndërmarrë nga policia gjatë vititi 2012 me qëllim eleminimin e shpërndarësve të lëndës narkotike. Dhe brenda 3 muajsh, ishin kapur tre dërgesa me kokainë.

Drejtuesi i hetimit, detektivi Harry Rai, tha se, “ky ishte një hetim kompleks, duke pasur parasysh numrin e lartë të personave që ishin të përfshirë në këtë trafik”. Sipas tij, “Ilir Vogli, kishte krijuar një rrjet të mbyllur të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa paratë dërgoheshin jashtë vendit për tu pastruar”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)