ANGLI- Një police nga St Austell i Anglisë vrau veten pasi i dërgoi gabimisht një mesazh në celular burrit të saj. Mesazhi në fakt ishte për një kolegun e saj, të cilin e falenderonte për mbrëmjen e mrekullueshme që sapo kishin kaluar dhe se shpresonte se mund t’a përsërisnin sërish këtë aventurë.
Gail Croker u takua me kolegun, ndërkohë që burri i saj, 49-vjeçari Peter Croker, ishte në një udhëtim për biznes në Londër.
Pasi burri u kthye në shtëpi, 46-vjeçarja pranoi se kishte pasur një takim intim me një koleg të punës dhe se kjo ishte hera e parë dhe e vetme që diçka e tillë ndodhte.
Çifti pati një diskutim të ashpër dhe ditën tjetër në mëngjes gruaja lajmëroi në punë se nuk do të mund të shkonte për arsye shëndetësore.
Por Gail në fakt udhëtoi me makinë disa kilometra larg shtëpisë dhe vrau veten duke pirë disa tableta dhe ilaçe. Nuk kaloi shumë para se policia të gjente trupin e saj. Gruaja la pas dy vajzat e saj, 22 dhe 25 vjeç.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com