LONDËR - "Do të privatizojmë gjithçka, përjashtuar mbretëreshën"!. Kështu, ish-kryeministrja britanike, e konsideruar si "zonja e hekurt", Margaret Thatcher kurseu Postën Mbretërore (Royal Mail), postën e lavdishme të mbretëreshës nga vala e pandalshme e privatizimeve, artizane e së cilës ishte vetë, duke shpëtuar një herë e mirë ekonominë britanike.

Më pak se një vit nga shitja publike e postës, e konsideruar si "shenjë kombëtare", nga ana e qeverisë së drejtuar nga kryeministri David Cameron, "zonja e hekurt" do të shfaqet në një pullë postare, pjesë e një serie kushtuar kryeministrave.

Nga Churchill tek Gladstone, por edhe të Partisë Laburiste, Clement Attlee dhe Harold Wilson, në tetë portrete historike. "Mbretëria e Bashkuar është një nga demokracitë parlamentare më të vjetra dhe na u duk e përshtatshme që të kujtojnë tetë individë që e kanë mbajtur këtë post ndër shekuj", shpjegoi një zëdhënës i "Royal Mail"-it. "Megjithatë, mungojnë shumë të tjerë, si i jashtëzakonshmi, Benjamin Disraeli, i cili ishte shumë i vlefshëm për periudhën e lavdishme Viktoriane, por edhe Tony Blair që u zgjodh si kryeministri më i ri në 200 vite dhe që deri më sot është edhe laburisti që ndenji më shumë në pushtet", shkruan nga ana e saj gazeta "Daily Mail"./ATSH/