Franca ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme për objektivat përballë Ukrainës me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në krye të grupit D. Ndeshja ka qënë e mbushur me shumë të papritura pas rrebeshit të shiut që ka përfshirë stadiumin e Gdanskit, madje duke e pezulluar lojën një 60 minuta. Gjithçka ka nisur ashtu sikur ishte planifikuar në orën 18:00, por vetëm pas minuta pas starit, ka ardhur edhe vërshëllima e arbitrit për ndërprerjen e sfidës, pasi fusha u kthye në vaterpolo nga rreshjet e dendura të shiut. Pas 30 minutash, Uefa ka vendosur që ndeshja të rifillonte në orën 19:00 duke llogaritur edhe pesë minutat e zhvilluara. Dhe kështu ka ndodhur, ekipet kanë zbritur në fushë për të vazhduar misionin. Edhe pse e karakterizuar nga një lojë e vrullshme dhe me shumë raste, pjesa e para ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Në të dytën Franca kërkon me ngulm golin me Nasrin dhe Benzemanë, por e gjen me Menezin me një gjuajtje të bukur duke mposhtur portierin në minutën e 53’, pas dy minutash “gjelat” kanë vulosur rezultatin duke shënuar edhe golin e dytë me autorë Cabaye duke treguar supermaci në fushë përballë vendasve. E lodhur nga shiu dhe nga qarkullimi i topit të kundërshtarit, Ukraina e ka pranuar humbjen duke menduar për ndeshjen e fundit me Anglinë që do të jetë deçisive për ecurinë në fazën e grupeve. Ndeshja tjetër e grupit në 20:45 Angli-Suedi ka dhuruar një spektakël të vërtetë nga të dy ekipet, por në fund Suedia ka humbur të gjitha mundësitë për të kaluar në çerekfinale pas dy humbjeve. Ndërsa anglezët ka realizuar një fitore të madhe me tre gola perfekte që e ngjisin në krye të rënditjes sëbashku me Francën me nga katër pikë secila. Ndeshja ka qënë mjaft emocionuese me gola dhe autogola. Fillimisht ka qënë Anglia që ka kaluar në epërsi në minutën e 23’ me Andy Caroll me një gjuajtje të fuqishme me kokë brenda në zonë duke e mbyllur pjesën e parë me fitore. Por në të dytën barazon përsëri një lojtar anglez, Jonson me një autogol. Barazimi ka rritur entuziazmin te Suedia që ka kaluar në avantazh me Mellberg në minutën e 59’,por Suedia ka treguar edhe njëherë që nuk është e aftë të mbrojë avantazhin duke përsëritur ndeshjen me Ukrainën. “Tre Luanët” të hedhur të gjithë në sulm barazojnë me Ëolccot në të 64’ duke sfilitur suedezët. Në fund rradhën e ka pasur Ëellbet që ka shënuar një eurogol me finte, ndoshta më të bukurin deri në finalet e kompeticionit. Në ndeshjen e fundit Anglia do të ketë një sfidë shumë të vështirë me Ukrainën, kush do të fitojë midis tyre do të kalojë grupin, barazimi shkon në favorin e Anglisë pasi ka jë pikë më shumë.

(d.b/shqiptarja.com)