Anglia heq masat kundër koronavirusit! Nga 26 janari nuk do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës dhe pasaporta COVID

Anglia heq masat kundër koronavirusit! Nga 26 janari nuk do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës dhe pasaporta COVID

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson

Masat anti-COVID në Angli do të përfundojnë nga e enjtja e ardhshme, ku mbajtja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme dhe pasaporta COVID nuk do të kërkohet. Njoftimi u dha nga kryeministri britanik, Boris Johnson i cili tha po ashtu se qeveria nuk do t'i këshillojë më qytetarët që të punojnë nga shtëpia.

Sipas Johnson, shkencëtarët besonin se vala Omicron ka kaluar kulmin dhe se deri më tani, masat e marra ishin ndjekur me përpikëri nga qytetarët.

Në një konferencë për shtyp në Doëning Street, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha: "Ky është një moment për të cilin të gjithë mund të jemi krenarë. Është një kujtesë e asaj që ky vend mund të arrijë kur ne të gjithë punojmë së bashku."

Por ai paralajmëroi se ky nuk është fundi i pandemisë, pasi virusi dhe variantet e ardhshme nuk mund të çrrënjosen "në vend të kësaj ne duhet të mësojmë të jetojmë me COVID në të njëjtën mënyrë si jetojmë me gripin".

Ai u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të mbajtur veten, duke përfshirë larjen e duarve, ventilimin e dhomave dhe izolimin nëse janë pozitivë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet