Sulmuesi i Manchester United, Danny Welbeck ka shtuar frikën për një mungesë në Euro 2012, kur ai la "Etihad Stadium" duke mbajtur një mbrojtëse të madhe në kaviljen e tij, pas humbjes së Manchester United 1-0 në derbin me Manchester City.

Danny Welbeck u dëmtua në një kontrast me mesfushorin energjik Nigel de Jong në pjesën e dytë dhe kjo shkaktoi një polemikë edhe mes dy trajnerëve, Sir Alex Ferguson dhe Roberto Mancini.Nëse dëmtimi verifikohet si serioz, ky do ishte problemi i parë për Roy Hodgson, nëj ditë pas emërimit si trajner i Anglisë. (rb/shqiptarja.com)