Kombëtarja angleze duket se mori një tjetër 'përforcim' të madh pak para fillimit të Kampionatit Evropian, yllin 18-vjeçar të Manchester United, Kobbie Mainoo.
Kombëtarja angleze zhvilloi dy ndeshje të forta miqësore në datat e lira të marsit, në të cilat vetëm pak sekonda i ndanë nga përjetimi i dy humbjeve. Fillimisht u mposhtën nga Brazili në Wembley dhe dje në të njëjtin stadium barazuan 2-2 me Belgjikën vetëm në fund pas golit të Bellingham.
Përshtypje me paraqitjen e shkëlqyer bëri edhe 18-vjeçari Kobbie Mainoo, i cili luajti dy duelet e para me "Tre Luanët". Kundër Belgjikës, trajneri Gareth Southgate e përfshiu me guxim në njëmbëdhjetëshen e parë dhe ylli i Manchester United ia shpërbleu me një paraqitje të shkëlqyer, për të cilën Federata Angleze e Futbollit e zgjodhi si futbollistin më të mirë të ndeshjes .
"Kobbie Mainoo është një lojtar i mrekullueshëm. Unë e di se si është kur njerëzit fillojnë të bërtasin në stadium, për shkak të të cilave ju ndjeni shumë presion. Mendoj se ai ka një të ardhme të ndritur te Manchester United dhe shpresoj edhe me kombëtaren e Anglisë“, tha pas ndeshjes Jude Bellingham, i cili është vetëm dy vjet më i madh (20 vjeç) se Mainoo, por tashmë është një veteran i vërtetë në krahasim me të.
Southgate përfshiu mbrojtësin e Aston Villas Ezri Konso, anësorin e West Ham, Jarrod Bouen dhe sulmuesin e Brentford, Ivan Toney, në njëmbëdhjetëshen fillestare për herë të parë.
Anglia e filloi ndeshjen me një formacion të tillë: Pickford; Konsa, Dunk, Stones, Chiluell; Rajs, Mainoo, Bellingham, Foden, Bouen dhe Toney.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.6%
-
Keq
61.5%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1797
Lajme të tjera
-
Masat radikale të Anglisë! Më shumë se 1600 huliganë s'do lejohen të largohen nga vendi gjatë Kampionatit Evropian
27 Mars, 12:33
-
GOLAT/ Anglia përmbys 3-1 Italinë në 'Wembley' dhe kualifikohet, kampionët në fuqi rrezikojnë Europianin
17 Tetor 2023, 22:45
-
Historike për Spanjën, vajzat fitojnë Botërorin në Australi! Thyejnë minimalisht Anglinë (VIDEO)
20 Gusht 2023, 14:08
-
Historike për vajzat e Anglisë, mposhtin Australinë para 75 mijë tifozëve dhe shkojnë në finalen e Botërorit (VIDEO)
16 Gusht 2023, 15:41
-
Anglia kampione e Europës pas 39 vitesh
10 Korrik 2023, 11:05
-
Anglia në finalen e U-21 me 'tripletë' kundër Izraelit, Spanja shkatërron Ukrainën! Finale pa favoritë
6 Korrik 2023, 10:23
-
Aktorët e Hollywood i dhanë jetë 'filmit' më të bukur në Uells! S'u interesonte aspak futbolli para pak vitesh
26 Prill 2023, 18:51
-
EURO 24/ “Është rrugë e gjatë”, Mancini nuk e bën dramë! Southgate: Luftuam, fituam...
24 Mars 2023, 10:02
-
ZYRTARE/ Dështoi në Botërorin e Katarit, në Angli marrin vendimin për trajnerin Gareth Southgate
18 Dhjetor 2022, 13:00
-
KATAR 2022/ Mbappe sipër tavolinës dhe Grealish me lëvizje speciale, festë e papërmbajtur te Franca dhe Anglia pasi fituan (VIDEO)
5 Dhjetor 2022, 15:47
-
KATAR 2022/ Derbi britanik flet për Anglinë, Tre Luanët 'kafshojnë 3 herë' Uellsin dhe kalojnë në 1/8 e Kupës së Botës (VIDEO)
29 Nëntor 2022, 21:55
-
KATAR 2022/ Anglia e nis frikshëm, shpartallon Iranin 6-2! Futbollistët e Queiroz refuzojnë himnin për shkak të regjimit! Ja VIDEO e golave
21 Nëntor 2022, 16:14