Disa familjarë të futbollistëve me ngjyrë të Anglisë nuk do të udhëtojnë për në Euro 2012 për shkak të frikës për fyerje raciste dhe dhunës. Ish futbollisti i Anglisë, Mark Chamberlain, babai i futbollistit të Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain ka thënë për Sky Sports News se do të qëndrojë në shtëpi në vend që të shkojë në Poloni dhe Ukrainë.

Qeveria e Britanisë dhe organizatat për të drejta të njeriut kanë paralajmëruar për mundësinë e fyerjeve raciste në shtetet pritëse. Chamberlain ka thënë se është “brengë e madhe” dhe se ai “mendoj që siguria juaj duhet të jetë më e rëndësishme se loja e futbollit”.

Javën e kaluar edhe familja e mesfushorit të Arsenalit, Theo Walcott, një tjetër futbollisti i Anglisë – ka paralajmëruar se do të qëndrojë në shtëpi për shkaqe të njëjta. Huliganizmi është mjaft i njohur mes naziskinëve në Ukrainë dhe Poloni, dhe ata kanë paralajmëruar trazira në Euro 2012 këtë verë.(rb/shqiptarja.com)