Kombëtarja shqiptare pësoi një humbje të thellë një ditë më 0-5 nga Anglia në ‘Wembley’.

Paraqitja e kuqezinjve ishte zhgënjyese, pasi në pjesën e parë ishin pothuajse inekzistentë në fushën e lojës, ku pësuan 5 gola për 45 minuta.

Lidhur me ndeshjen ka reaguar edhe Erion Braçe i cili ka ironizuar presidentin e FSHF-së Armand Dukën.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Anglia i dha një “shpullë” mataxherit Duka, ndërsa ka publikuar edhe një foto të Dukës në momentin që skuadra po futej në fushë.

“Një “shpullë” surrati mataxherit”, shkruan Braçe.