Anglishtja,Malaj:37 mijë maturantë
në provim, 12 u kapën me celula

Anglishtja,Malaj:37 mijë maturantë<br />në provim, 12 u kapën me celula
Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj në një deklaratë për provimin e parë të Maturës Shtetërorë tha se në provimin e anglishtes kanë marrë pjesë 37 mijë maturantë.
 
Ajo garantoi se nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni ndërsa deklaroi se 12 maturantë u kapën me celular gjatë provimit, 4 prej tyre në kryeqytet.
 
Ajo tha se provimi u monitorua nga përfaqësues të ministrisë ndërsa godina ku janë aktualisht testet ruhet 24 orë nga Policia  e Shtetit.

“Monitorimi i provimit të parë të Maturës Shtetërore u bë nga përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ishin vendosur bllokues valësh që nuk lejon akses të internetit dhe telefonit. Megjithëse rregullorja e maturës shtetërore është përcaktuar, edhe në këtë provim janë identifikuar 12 raste ku maturantët kanë përdorur telefon gjatë provimit. Konkretisht 2 në Tiranë, 4 në Peshkopi, 4 në Gramsh, 1 në Durrës dhe 1 në Fushë-Krujë. Këtyre maturantëve nuk do t’u njihen rezultatet e këtij provimi”, u shpreh Malaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!