Anija me mbetje në Durrës, kreu i 'Rrjetit të Bazelit': Të zbulohet origjina, mund të jenë importuar nga Kosova dhe Gjermania! Asgjësimi në landfille të specializuara

 

Anija ‘Moliva’ me 102 kontejnerë dhe ngarkesë 2100 tonë mbetje në bord po pret ankorimin në Portin e Durrësit, teksa Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e ngarkesës dhe ruajtjen me kamera 24 orë, pasi të këqyret siguria nëse janë hapur më parë apo jo. Procedurat parashikojnë ekspertimin dhe hetimin e plotë.

Në krahun tjetër, organizata “Rrjeti i Baselit”, që bëri edhe e para denoncimin prej 31 Korrikut të këtij viti të rastit dhe që u publikua në “Bloomberg” javën e parë të gushtit, dha një konferencë për mediat sot në orën 10:00. 

 Jim Puckett, kreu i organizatës BAN, ishte ai që foli para mediave, nga Porti i Durrësit, teksa tha se "është përgjegjësi e qeverisë që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre".

“Monstrat nga kontejnerët duhet të merren në transparencë të publikut. Përgëzojmë prokurorinë që vendosi sekuestro të kontejnerëve. Akti i kryer i transportit të mbetjeve është akt kriminal. Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre”, tha Puckett në fjalën e tij.

Më tej ai shtoi se “ka dyshime që mbetjet mund të jenë zink dhe plumb, të rrezikshme për shëndetin”. Puckett sugjeroi që “asgjësimi të bëhet në vende që kanë landfille të specializuar”.

I pyetur se nga dyshohet se vijnë këto mbetje, Puckett u shpreh se kishte dy vende, por analizat do e zbulonin plotësisht.

“Janë ngritur dyshime se këto mund të jenë mbetje toksike dhe të importuar nga vende si Kosova dhe Gjermania, në mënyrë kontrabandë në Shqipëri, prandaj në këtë pikë është shumë e rëndësishme kryerja e analizave për të zbuluar origjinën. Anija do të vazhdojë të qëndrojë në det të hapur deri në marrjen e një vendimi të dytë”, shpjegoi ai.

Në fund ai shpjegoi edhe praktikën e ndjekur nga BAN për rastin:

“Ne kemi marrë kampione të cilat vijnë nga kompania në Elbasan, për të kryer verifikimet përkatëse dhe jemi 95% të bindur që mbetjet janë toksike. Ditën e sotme (28 tetor) do të ketë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, për të diskutuar më tej”.

“Basel Action Network”, e njohur edhe si BAN, zbuloi eksportin e dyshuar të paligjshëm të mbetjeve nga Shqipëria në Tajlandë dhe Singaport me anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk” dhe që më tej u kthyen pas si të rrezikshme, pasi kishin përmbajtje të dëmshme nga furra e shkrirjes së çelikut në “Kurum”, e cila ia shiti më pas shoqërisë “Sokolaj”.

1730109248_jimpuckett.jpg

Jim Puckett, kreu i organizatës BAN, 'Rrjeti i Bazelit'


Lajmi kryesor:

Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille