Anija peshkatore “Çelepia2” mund të jetë rrëmbyer nga shtetasi Egjiptian, Adel Muhamed Sallam, për të kryer trafik të klandestinëve nga vendet e Afrikës veriore drejt Italisë, ose mund ti jetë shitur trafikantëve.
Kjo pistë po shqyrtohet nga drejtuesit e policisë së Durrësit, pohojnë burime informacioni jozyrtare pranë policisë së qytetit bregdetar.
Ende nuk ka një vendndodhje të saktë të peshkarexhës në bordin e së cilës janë edhe 2 marinarët shqiptarë, Luan Mema, 56 vjeç motorist dhe, Dhimitër Maja, 54 vjeç kapiten e anijes.
Paraprakisht dyshohet se mjeti lundrues është në Libi, ndërsa policia e Durrësit përmes Ministrisë së Jashtme dhe ambasadës tonë në Egjipt ka nisur kontaktet me palën egjiptiane për të hedhur dritë më shumë rreth misterit të zhdukjes së anijes.
30 vjeçari, Adel Mohamed Salam, pretendon se pronari i peshkarexhës “Celepia2” Murat Celepia i ka një borxh prej 70 mijë eurosh.
Pronarët e peshkarexhës mohojnë në mënyrë kategorike se i kanë borxh shtetasit egjiptian.
Lidhur me çështjen e borxhit 30 vjeçari Adel Salam ka bërë ankesë edhe në ambasadën egjiptiane në vendin tonë.
Ndërkohë familjarët e Luan Memes, dhe Dhimiter Majes 54 I bëjnë apel organeve ligjzbatuese te punojne per kthimin në shqipëri te familjarve te tyre.
Hetime nga prokuroria
Pas denoncimit të familjarëve dhe pronarit të anijes Çelepia 2, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për dy akuza atë të “Rrëmbimit të anijeve dhe ekuipazhit” dhe “Gjobëvënies”.Burime pranë kësaj, prokurorie thanë se ditën e djeshme është marrë në gjykatë një masë “arresti në burg” për personin si të dyshuar të këtij krimi, shtetasin 30 vjeçar Adel Mohamed Salam. Ndërkohë si prova në dosje janë përdorur deklarimet e të afërmve të marinarëve, pronarit të anijes, dhe disa shkresa të lëshuara nga autoriteti Portual në Durrës, që tregojnë daljen e peshkarexhës për lundrim.
Sipas burimeve, çështja ka vështirësi për hetime, dhe zgjidhjen e këtij problemi, pasi peshkarexha dhe dy personat e rrëmbyer janë në hapësin detare të një shteti tjetër që ndodhet shumë larg Shqipëri. Sipas burimeve ata nuk kanë autoritetin të urdhërojnë Gjiptin, për të zgjidhur këtë situatë dhe arrestimin e personit në fjalë. Pritet që në ditët në vijim dokumentacioni të përkthehet dhe më pas ti dërgohet autoriteteve Egjiptianë nëpërmjet Ministrisë së Jashtme ose Ambasadës apo konsullatës Gjiptiane në Tiranë.
Rrëmbimi i anijes
Anija e peshkimit “Çelepia 2” ka dalë në lundrim mesditën e 18 qershorit. Ajo sa kishte përfunduar remontin dhe ky ishte lundrimi i parë i saj për peshkim. Pronarët e anijes herë pas herë kanë komunikuar me ekuipazhin, ku janë pyetur nëse i kishin hedhur rjetat ose jo. Komunikimet kanë qënë të vazhdueshme, por më pas situate ka ndryshuar pasi të nesërmen nuk është arritur të realizohet asnjë kontakt. Për pasojë, të afërmit ekuipazhit dhe pronarët e anijes janë shqetësuar, duke kryer disa tentative për tu lidhur por më kot. Ata kanë njoftuar dhe kapitenërinë e portit të Durrësit, e cila ka filluar kërkimet por çdo gjë ka qënë e kotë. Vetëm ditën e djeshme, ka mbëritur një sinjal nga ekuipazhi i anijes së peshkimit “Çelepia 2”, ku njoftonin se anija së bashku me tre pjesëtarë të ekuipazhit ishte në një nga portet e Egjiptit. Shkak i largimit të saj në këtë port ka qënë rrëmbimi i anijes, nga njëri nga marinarët, shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam, i cili u ka kërkuar 70 mijë euro pronarëve të anijes në këmbim të kthimit të mjetit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com