Anija e Forcës Detare shqiptare mori pjesë në dy operacione shpëtimi në detin Egje. Anija "Lissus" u erdhi në ndihmë 73 emigrantëve në bordin e dy gomoneve në emergjencë, e cila rrezikonte të mbytej.

Mësohet se brenda pak minutave, 33 personat e njërës gomone u imbarkuan në bordin e anijes ''Frontex''. 

Nga operacioni për shpëtimin e refugjatëve sirianë në Egje

Në gomone 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë sirianë. Në operacionin e dytë, "Lissus" shoqëroi një gomone me 40 emigrantë deri në imbarkim.