BE planifikon marrëveshje migrimi me Libanin

BE planifikon marrëveshje migrimi me Libanin

Refugjatë

Si mund të zvogëlohet numri i refugjatëve që përpiqen të vijnë ilegalisht në Bashkimin Evropian? Përgjigja për këtë pyetje preokupon prej vitesh krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së. Ideja e tyre e fundit: marrëveshje për migracionin.

Sot më 2 maj, shefja e Komisionit Ursula von der Leyen shkon në Bejrut së bashku me Presidentin e Qipros, Nikos Christodoulidis, për të përfunduar një marrëveshje të tillë me Libanin.

Christodoulidis kishte dhënë më parë alarmin se vendi i tij "nuk ishte më në gjendje të pranonte refugjatë sirianë". Vetëm që nga fillimi i vitit 2024 në ishullin në e Mesdheut Lindor kanë arritur në mënyrë të parregullt  rreth 4,000 vetë - në tremujorin e parë të vitit të kaluar kishte vetëm 78. Kampet e refugjatëve janë të mbipopulluara, shpjegoi Christodoulidis. Së fundmi ai i kishte udhëzuar autoritetet e vendit të tij të ndalonin shqyrtimin e kërkesave për azil nga refugjatët sirianë.

Pse BE dëshiron të mbështesë Libanin?

Që prej shpërthimit të luftës civile në Siri në vitin 2011, Libani ka pranuar më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga vendi fqinj. Distanca në linjë ajrore nga Tripoli, në veri të vendit, deri në Larnaka në Qipro, është rreth 200 kilometra. Refugjatët sirianë përpiqen vazhdimisht ta kapërcejnë këtë rrugë me anije.

Vetë Libani është në një krizë të rëndë ekonomike; Brukseli është gjithashtu i shqetësuar se lufta në Rripin e Gazës mund të ketë ndikim edhe në Liban - veçanërisht nëse përshkallëzohet konflikti midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut radikal islamik në Libanin jugor. Sepse nëse ndodh kjo BE-ka ka frikë se edhe më shumë vetë mund të largohen nga Libani drejt Evropës.

Javën e kaluar, kryeministri i Libanit Najib Mikati i bëri thirrje BE-së që ta ndihmojë vendin e tij "të riatdhesojë refugjatët sirianë". Ai bëri thirrje gjithashtu për "më shumë mbështetje për forcat e armatosura dhe shërbimet e sigurisë" si dhe për "projektet e zhvillimit dhe të investimit në fushat e energjisë së rinovueshme, të ujit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm".

Para për pranimin e refugjatëve

BE-ja duket e gatshme ta ndihmojë Libanin në këtë drejtim - dhe në këmbim po kërkon që Bejruti të bëjë më shumë për të ndaluar refugjatët të kalojnë Mesdheun. Flitet për "mbështetje financiare dhe politike shumëvjeçare” deri në vitin 2027.

BE-ja  ka lidhur tashmë marrëveshje të tilla me disa shtete në Afrikën e Veriut: në disa raste ajo u paguan miliarda shteteve në vështirësi ekonomike. Marrëveshje të tilla ka me Mauritaninë dhe Tunizinë, për shembull.

Në mes të marsit BE-ja nënshkroi një marrëveshje të tillë edhe me Egjiptin. Sipas saj Egjipti do të marrë 7.4 miliardë euro nga Brukseli brenda katër viteve - si kredi, por edhe si investime në teknologjitë e gjelbra apo digjitalizimin e vendit. Në këmbim Egjipti duhet të veprojë më me  forcë kundër kontrabandistëve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore dhe të mbrojë më mirë kufijtë e tij me Sudanin dhe Libinë. Dw

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/05/2024 05:07

    Ja dhe landfill-et e BE per emigrantet dhe refugjatet-Turqia,Shqiperia,Libani,Ruanda. Po te ishte puna per te jetuar ne keto vende,askush nuk largohej nga vendet e tyre,por ata duan te jetojne ne vende si Gjermania,Italia,Franca e te ngjashme.Kur t'ju a beni vendet e tyre /te lulezuara/ si landfill-et ku doni t'i flakni edhe mundet qe gjysma te mos i lene,por keshtu sic vepron BE,asgje nuk ka per te ndryshuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër