TIRANE- Në një prononcim telefonik për tv A1 REPORT ambientalisti Sazan Guri kundërshton me forcë procesin e prishjes së anijeve dhe kthimin në skrap të tyre brenda në portin e Durrësit.

“Është alarmante, dhe shqetësim i vërtetë. Ka shumë anije të cilat presin 2 -3 javë që të dëmtohen natën. Ne nuk kemi gjë me projektligjin por me infrastrukturën e dobët të kontrollit.”- thotë Guri duke ngritur pyetjen “Ku shkojnë ujrat e ndotura”
 
“Nëse krijojmë infrasktrukturë të europian dhe ligje europiane atëherë flasim, por  si mund të pranojmë 900 mijë ton mbetje skrap? Minimumi janë 200 mijë tonë janë plehra që shkojnë në ujë, në ajër në tokë. “- ngre shqetësimin ambientalisti duke nënvizuar sërish se në Shqipëri  në portin e Durrësit nuk është teknologjia e duhur për këtë proces.

Artur Korriku gazetari ynë në A1 Report dhe Shqiptarja.com thtoë se një proces i tillë i prishjes dhe kthimit për skrap të anijeve brenda ambienteve të Portit është bërë shpesh herë.
 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)