Durres - Në pritje të mbërritjes së anijeve me kontejnerë me lëndë të dyshuara të rrezikshme, Partia Demokratike zhvilloi një protestë pranë portit të Durrësit. Demokratët akuzuan se kryeministri Edi Rama kërkon të manipulojë lëndën që ndodhet brenda anijeve, që po kthehen drejt vendit tonë ndërsa kërkojnë transparencë me atë se çfarë do të bëhet me këto mbetje.
Protesta u thirr pasi fillimisht opozita deklaroi se mbetjet mund të mbërrijnë gjatë mesditës së sotme, por më pas njoftoi se është informuar se anijet pritet të mbërrijnë në port mëngjesin e së hënës (28 tetor)
Më shumë se 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme, që ndodhen në 102 kontejnerë qw ishin nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës do të vijnë në portin e Durrësit përmes portit italian të Gioia Tauro. Dyshohet se kontejnerët janë të mbushur me pluhur furre së çelikut i mbledhur nga kompania Kurum.
Komento
Mos vafsha gjalle ne dhe,qe Pashes Edi Ramen me nje tas plastik me pluhur metalurgjiku qe e morì dhe e coi ne nje laborator,sigurisht ne SHBA.Ata qe Kane udhetuar me te te marrin Masa se...aha....e hengren.Beni analizat e infeksionit te reres ne gjiun e Durresit se Ka Dale i infektiar me pluhur metalurgjiku.Kaq e pati,vdiqa turizmit ne Durres.Keni pare Ju? Banoret e Durresit po' shesin shtepite dhe po largohen.Por shyqyr qe Ka ardhue ky Xhimi amerikan te na shpetojeMe rruac ,o Xhimi
Përgjigju