Anijet me 816 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’

Anijet me 816 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’

Anija e 'Maersk'

Durres-  Prokuroria e Durrësit ka nisur hetmet mbi transportimin e ngarkesës me 816 ton që dyshohet të jetë me mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut të kompanisë KURUM, të nisur më 4 korrik 2024 nga Porti i Durrësit e me destinacion final Tajlandën.  

Ekskluzivisht për Report TV, Ministria e Mjedisit konfirmoi dje se ngarkesa kishte dalë nga zona e ish-Metalurgjikut të Elbasanit, ku Kompania ndërkombëtare KURUM ushtron aktivitetin. Ndërsa sot Report Tv kontaktoi me pronaren e firmës transportuese, 'Sokolaj shpk' Gjovana Sokolaj, e cila konfirmoi bashkëpunimin dhe kontratën me KURUM International.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht gjithashtu se firma turke, KURUM, e cila më herët mohoi që të kishte bërë transport lëndësh të rrezikshme, ia ka shitur kompanisë Sokolaj sikur të jetë 2.8 mln kg 'oksid hekuri' dhe jo pluhur i furrave të çelikut që është lëndë shumë e rrezikshme. Edhe në doganëështë paraqitur si dokument fatura e shitjes e cila shënonte oksid hekuri, eksporti i të cilës është i lejuar.

Përmes një njoftimi për median prokuroria e Durrësit konfirmoi sot se ka regjistruar procedimin penal nr.1596, datë 16 gusht 2024” për tre vepra penale “kontrabandë me mallra të ndaluara, ose të kufizuara”,  “Transportimi i mbetjeve”dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

'Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi ngarkesën e nisur nga Porti i Durrësit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka regjistruar procedimin penal nr.1596, datë 16.08.2024, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, parashikuar nga neni 171 i K.Penal në lidhje me një ngarkesë të nisur nga Porti i Durrësit.

Gjithashtu në këtë institucion, është referuar materiali hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për veprën penale “Transportimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku referohen informacione të marra nga media në lidhje me këtë ngarkesë për të cilën dyshohet se ka mbetje toksike. 

Fillimisht ka qenë Policia e Durrësit që ka kryer procedurat paraprake të verifikimit dhe procedimit penal, duke ia kaluar më tej dosjen Prokurorisë së Rrethit.

Për të gjitha shkeljet e dyshuara dhe gjithë procesin e lëndës nga KURUM, ku është origjina e mbetjeve të rrezikshme, transporti dhe kalimi në port, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet që prej 16 gushtit për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Për transportin e mbetjeve si nënkontraktor është kompania “Sokolaj” shpk e cila është duke u hetuar sipas Nenit 202 të Kodit Penal, ‘transportimi I mbetjeve toksike’ dhe “Shpërdorimi i detyrës” për disa zyrtarë të Portit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Hetimet po bëhen edhe në bashkëpunim me institucionin e Bashkimit Evropian OLAF dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Çfare deklaroi dje ministria e Mjedisit?
Një ditë më parë ishte Ministria e Mjedisit e cila konfirmoi ekskluzivisht për Report TV se sasia e lëndës është sjellë në Port nga KURUMI në Elbasan, dhe u ngarkua në Durrës në kontejnerët në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC.

Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS’ deklaroi dje ministria e Mjedisit ekskluzivisht për Report Tv

Dy anijet “Compton” dhe “Candor” që po transportojnë, një 41 kontejnerë dhe tjetra 61 konteinjerë ishin nisur nga porti i Durrësit më 4 korrik dhe ishin parashikuar të mbërrin në destinacionin final Tajlandë mes 18 dhe 22 Gushtit, por sinjalizimi nga organizata “Basel Network Action” sensibilizoi grupimet ekologjike dhe autoritetet. Madje njëra nga anijet, “Compton”, fiku edhe sinjalin e GPS më 31 korrik, 1 ditë para se të afrohej në Cape Toën në Afrikën e Jugut. Zyrtarët tajlandezë cituar nga mediat deklaruan se nuk do t’i pranojnë anijet në territorin e tyre.

Sipas Konventës së Bazelit, Traktati i Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera, kontejnerët do të riatdhesohen në Shqipëri. Më pas kompania ndërkombëtare Maersk tha sinjali i vendndodhjes u ndez. Operatori ndërkombëtar Maersk, përmes një deklarate tha se e gjithë sasia do të rikthehet në Shqipëri.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zakarel: 21/08/2024 17:22

    DOGANA NUK KA SESI TE KETE DIJENI E DI PORTI KET PUN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Me duart në pranga, i rrethuar nga policia, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari me tre identitete

Me duart në pranga, i rrethuar nga policia, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari me tre identitete