Konkurrueshmëria në Shqipëri, OECD: Ka përparim në 10 fusha, duhet më shumë punë për luftimin e korrupsionit nga zyrtarët e lartë

 Konkurrueshmëria në Shqipëri, OECD: Ka përparim në 10 fusha, duhet më shumë punë për luftimin e korrupsionit nga zyrtarët e lartë

Foto ilustruese

Një raport i fundit i publikuar nga OECD, për konkurrueshmërinë në vend, thotë se Shqipëria nga 15 komponent kryesor në 10 prej tyre ka bërë përparim. Kryesisht sipas raportit ka pasur progres në politikën tregtare, politikën e arsimit, politikën e energjisë, politikën e taksave, politikën e investimeve dhe promovimin, si dhe dimensionet e politikës së punësimit. 

Madje në raport thuhet se ka pasur përmirësim të dukshëm në promovimin dhe lehtësimin e investimeve. Nga ana tjetër Shqipëria duhet të ketë prioritet disa fusha që lidhen më shumë me inovacionin, shkencën dhe luftën ndaj korrupsionit vlerëson OECD. 

“Edhe pse Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm, ajo duhet të bëjë më shumë përpjekje në disa fusha. Vlerësohet nën mesatare qasja në financë; shkencë, teknologji dhe inovacion, politikë mjedisore dhe dimensionet e politikave kundër korrupsionit”, thuhet në raport. 

Një pikë kyçe ku duhet përqendruar vëmendja është edhe lufta ndaj korrupsionit e artikuluar shpesh në raportet e fundit të publikuara nga ndërkombëtarët. Sipas OECD-së duhet intensifikuar lufta ndaj këtij fenomeni, dhe të goditen sa më shumë rastet e korrupsionit tek zyrtarët e nivelit të lartë. 

“Analiza është e nevojshme për të identifikuar dhe trajtuar faktorët që qëndrojnë pas mospërputhjes midis numrit të madh të hetimeve dhe numrit të vogël të dënimeve nga 90 rastet kundër zyrtarëve të nivelit të lartë të dërguar për ndjekje në vitin 2019, vetëm 5 persona u dënuan. Duhet të bëhet një vlerësim i drejtë dhe transparent për të identifikuar pengesat që parandalojnë ngritjen e aktakuzës dhe për të rritur efektivitetin e luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në raport. 

Shqipëria duhet të rrisë aksesin në financë thuhet në raport, dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet diversifikimit të burimeve të financimit. 

“Dhënia e firmave qasje në financim përtej skemave tradicionale të huadhënies dhe plotësimi i nevojave të tyre në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre, do të ndihmonte në diversifikimin e sektorit financiar aktualisht të dominuar nga banka në Shqipëri”, vijon më tej vlerësimi. 

OECD thotë se vendi duhet të investojë në kërkim shkencor, pasi në këtë mënyrë do të kishte më shumë interes për këtë sektor.

“Sektori i kërkimit shkencor publik në Shqipëri mbetet sistematikisht i pa-financuar. Shpenzimet publike në kërkime arritën në vetëm 0.06% të PBB -së në 2018. Kjo mund të rrezikojë qëllimin e saj për të rritur investimet në kërkime në 1% të PBB -së deri në vitin 2022. Për të arritur këtë qëllim, qeveria duhet konsideroni zgjerimin e gamës së stimujve financiarë për bashkëpunimin midis bizneseve dhe akademisë”, sugjeron OECD. 

Pika tjetër ku Shqipëria duhet të bëjë progres është sa i takon avancimit të teknologjisë në shkolla dhe të mbështesë më shumë zhvillimin e teknologjisë së informacionit. 

“Përmirësoni shoqërinë digjitale duke investuar në aftësitë digjitale dhe duke përmirësuar teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) në shkolla. Shqipëria gjithashtu duhet të sigurojë që të gjitha shkollat dhe studentët të kenë akses në brezin e gjerë, kompjuterë funksionues dhe mjete arsimore dixhitale. Në vitin 2020, vetëm rreth 25% e shkollave kishin lidhje interneti me shpejtësi mbi 10 MBPS”, thuhet në raport.

Problematik mbetet sektori i mjedisit dhe masat që merren për mbrojtjen e tij. Sipas raportit duhet ende shumë punë për të përmirësuar situatën në trajtimin e ujërave të zeza, pasi thuhet se impiantet e trajtimit të ujërave të zeza i shërbejnë vetëm 15% të popullsisë së vendit, për këtë arsye kërkohet të merren masa qoftë edhe duke rritur tarifat e ujit. 

“Nevojitet një hartë e qartë e situatës për të identifikuar prioritetet kryesore të investimeve. Qeveria duhet të përpiqet t'i financojë këto projekte sa më shumë që të jetë e mundur nga buxheti i brendshëm dhe tarifat më të larta të ujit”, vijon raporti i OECD-së.

Po ashtu kërkohet më shumë investim në hartimin e politikave mbi rreziqet natyrore që i kanosen Shqipërisë. 

“Qeverisë i mungon një kuadër politikash gjithëpërfshirëse për përdorimin e tokës për të siguruar një drejtim të qartë, duke u fokusuar në modernizimin e kodeve të ndërtimit, përditësimin e hartave të rrezikut sizmik dhe luftimin e ndërtimeve të parregulluara dhe ilegale”, thuhet në raportin e OECD.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali