QIPRO- Anijet daneze dhe norvegjeze janë nisur nga porti qipriot Limassol, drejt Sirisë për t'i ngarkuar armët kimike. "Katër anije tani janë drejtuar drejt ujërave ndërkombëtare jashtë Sirisë, kështu që ne jemi gati të hyjmë në portin e Latakias pasi të marrim urdhërat", ka thënë Lars Magne Hovtun zëdhënës i forcave të armatosura norvegjeze.
 
Anijet do të shoqërohen po ashtu nga anijet kineze dhe ruse, sipas një plani që është aprovuar të premten që shkoi në Moskë. Largimi i armëve kimike ishte parashikuar të ndodhte para datës 31 dhjetor, por afati përfundimtar ka skaduar dhe nuk tani nuk ka një afat të ri.
 
Sipas planit, armët kimike do të merren në Latakia dhe do të dërgohen në një port në Itali dhe më pas do të transferohen në një anije detare amerikane e pajisur në mënyrë adekuate për t'i shktarërruar ato në det.
 
Siç dihet Shqipëria kishte refuzuar shkatërrimin e tyre brenda territorit të saj.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)