Anemia në mungesë të hekurit tek fëmijët lidhet me mënyrën e ushqyerjes së fëmijës. Anila Godo thotë se " marrja e ushqimit të pakët tek fëmijët ose kur ushqimi nuk përthithet mirë tek ata mund të kenë humbje të hekurit".
Prindërit dhe këshillat e mjekëve të konsultorëve duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për kujdesjen e ushqyerjes së fëmijëve pasi kjo anemi lidhet me mënyrën e të ushqyerit. Godo thotë se "një pjesë e madhe e anemive vjen për gabime në ushqyerje. Kjo i duhet thënë dhe prindërve edhe mjekëve të konsultorëve", shton ajo.
Mjekët e kosultorëve duhet të bëjnë një punë shumë të mirë në mënyrë që të merret i gjithë informacioni i duhur i prindërve për fëmijët e tyre. Pediatria Godo thotë "unë rri shumë kohë në një vizitë me një fëmijë sepse i jap dhe prindërve të gjitha këshillat e domosdoshme që duhet të kenë për të ndaluar këtë sëmundje. Mjekët konsultor duhet t`a bëjnë një punë të tillë".
Përsa i përket shifrave të kësaj sëmundje nga një raportim i Organizatës Botërore të Shëndetit në vitin 2005, 50 për qind të fëmijëve e vuajnë këtë sëmundje.
Anila kujton një studim që është bërë në rrethin e Lezhës "është marrë një shifër prej 30 për qind e fëmijëve me aneminë e mungesit të hekurit në këtë rreth", thotë ajo.
Për sa i përket këshillave, ndalimit dhe trajtimit të mëtejshëm të kësaj sëmundje tek fëmijët Anila Godo jep këto shkaqe:
Lindja para kohe e foshnjeve
Anemia nuk është e lindur. Lindja para kohe e fëmijëve mund të shkaktojë tek organizmi i fëmijëve depo të varfra të hekurit dhe fëmija ka prirje për t`u bërë anemik.
Mënyra e të ushqyerit
Edhe nga prindër që ekzagjerojnë në ushqime por edhe nga prindër që për arsye të ndryshme neglizhojnë në dhënien e ushqimit jo të përshtatshëm ekziston prirja që fëmija të bëhet anemik me mungesë hekuri.
Quhet gabim i ushqyerjes i një foshnje që është 2 vjeç dhe vazhdon të konsumojë gjirin e nënës. Fëmija nuk merr vlerat e ushqimit në vitin e dytë të tij me gji.
Fëmijët duhet t`i marrin ushqimet e duhura në bazë të rritjes së tyre.
Qumështi i lopës nuk furnizon tek fëmijët atë sasi hekuri që duam dhe ndihen disa efekte negative që nuk lidhin sasinë e hekurit dhe të ushqimeve të tjera.
Formulat farmaceutike të qumshtit janë shumë të mira për foshnjet sepse ato kanë vlerat e sakta të ushqyerjes sipas rritjes së fëmijëve.
Pas vitit të parë fëmijët mund ta marrin qumështin e lopës por jo më parë. Pas vitit të parë një fëmijë fillon dhe me ushqimet e ngurta ndaj mund të marrë dhe qumështin e lopës.
Ushqimi me të verdhën e vezës
E verdha e vezës duhet të përdoret tek fëmijët që pas muajit të gjashtë të fëmijës. Kjo është periudha e duhur kur fëmija duhet të marrë vlerat e të verdhës së vezës.
Ushqimet në momentin e duhur
Nuk duhet kursesi që ushqimet që hanë të rriturit t`i hanë dhe fëmijët pasi ushqimi mund të absorvohet tek fëmija dhe ai nuk merr asgjë.
Fëmijës mund t`i shijoj lëngu i fasules por ai fëmijë nuk i merr vlerat ushqimore.
Kjo mungesë hekuri që çon anemi mund të sjellë dhe lambien. Efektet janë dalja shpesh e fëmijës jashtë.
Në qoftë se fëmija është dy vjeç duhet të dalë dy herë në ditë. Më shumë quhet e shpeshtë dhe mund të jetë shkak lambia. Shpesh herë iu kalon pa u vënë re. Sidomos në adoleshencë lambiet janë më të presupozuara për të qenë në organizëm.
Një nga shkaqet e mungesës së hekurit është dhe një rritje e shpejtë që krijojnë një dizekulibër të metabolizmit. Kërkesa është më e madhe se marrja e ushqimit.
Shenjat e anemisë nga humbja e hekurit janë:
Fëmijët nuk kanë oreksin e duhur
Fëmija lodhet shpejt
Herë pas here është i irritueshëm
I pavendeshëm
Fëmija nuk ka humorin e duhur
Fëmija ka zbehje jo vetëm në lëkurë por edhe në mullzat e gishtave, në veshë etj. Redaksia Online(m.z/shqiptarja.com)