Anila Zajmi, një objekt arti
për veten dhe shtëpinë

Anila Zajmi, një objekt arti <br />për veten dhe shtëpinë
Anila Zajmi Katanolli numëron minutat. Koha nuk i mjafton. Asnjë mjet nuk mund ta bëjë të garojë me kohën që duket sikur i ikën më shpejt se zakonisht Piktorja, kostumografja dhe stilistja janë mbledhur bashkë jo vetëm brenda një trupi dhe mendje, por edhe brenda një fantazie, një shpirti që ndriçon në një rrugë të re. ashtu si rruga që duhet të marrësh drejt qendrës Objet D’Art- AZK, një studio që rri në rezidencën Kodra e Diellit, mes një peizashi natyror të qashtër dhe një arkitekture ku mozaiku dhe veprat e artit janë të pranishme më shumë se kudo.

“Në radhë të parë jam artiste dhe nga arti rrjedh gjithçka tjetër, që unë bëj dhe krijoj. Zanafilla ime është piktura dhe unë herë pas here i rikthehem me të njëjtën forcë, por në të njëjtën kohë merrem edhe me gjëra të tjera, sepse e para është domosdoshmëri për të jetuar, është nevojë imediate, e dyta edhe sepse është një.variacion.

Mua më pëlqen që jetën ta organizoj në formë të larmishme dhe nëpërmjet gjërave që unë krijoj të kem mundësi edhe të jetoj, por të marr edhe kënaqësi shpirtërore që janë shumë të domosdoshme për një artist”. Teksa stilistja thotë këto fjalë hyjmë në studion e saj, një hapësirë e re ndërtimi ku ndërthuren pikturat e familjes Zajmi, dhe pasioni më i ri i artistes, objektet e saj të artit. Një kolltuk I prekur me një kolazh shumëngjyrësh në tapicerinë e tij, perde të kombinuara me disa materiale të ndryshme dhe hijeshuara me detaje të thjeshta, shtroje divanesh ku ngjyrat, dizenjot dhe cohat aq të ndryshme ndihen mjaft mirë ndonëse jashtë rregullave, dhe tavolina të mbushura me aksesorë veshjesh të vendosur plot shije ashtu sic u ka hije veprave të artit.

“Të them të drejtën kisha nevojë për diçka të re dhe kjo më detyroi që të shikoj për një dimension të ri, gjithmonë në një njëjtën linjë duke ruajtur stilin pa kaluar në tjetërsime, duke studiuar shumë në traditë, në tabanin kombëtar, nga i cili unë nuk kam dëshirë asnjëherë që të largohem sepse është identitet i shoqërisë në të cilën unë jetoj, i të parëve të mi, është respekt mbi të gjitha”- thotë Anila.

Intervistën e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, Suplementi Fundjava, 18 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz