Ankimimet e PD-së në Kolegjin Zgjedhor, caktohet data kur do shqyrtohet padia e tyre për rezultatin e Shkodrës e Durrësit

Ankimimet e PD-së në Kolegjin Zgjedhor, caktohet data kur do shqyrtohet padia e tyre për rezultatin e Shkodrës e Durrësit

Kolegji zgjedhor ka vendosur se kur do të zhvillojë seancat për shqyrtimin e padive të bëra nga PD  për qarkun e Shkodrës, Durrësit dhe Beratit lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për ato. Kolegji Zgjedhor më datë 4 qershor do të shqyrtojë padinë për qarkun e Beratit në orën 10:00, më datë  9 qershor do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.

Më herët Kolegji Zgjedhor ka vulosur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës duke rrëzuar padinë e PD dhe LSI pasi e konsideroi atë si të pabazuar në prova.

Të gjitha vendimmarrjet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ janë dërguar nga PD, LSI dhe Vetëvendosje në Kolegjin Zgjedhor. Pasi KAS ka përfunduar të gjitha ankimet për 25 prillin , radhën e shqyrtimet të ankesave e ka Kolegji Zgjedhor, i cili do të vulosë përfundimisht rezultatin dhe do t'i hapë rrugë certifikimit të zgjedhjeve të 25 prillit për të konfirmuar 140 ligjvënësit e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Caktimi i seancës për qarkun Durrës

Caktimi i seancës për qarkun Shkodër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj