Ankimet për 25 prillin/ Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor 'vulos' përfundimisht edhe Vlorën, rrëzon kërkesën e PD-LSI për përsëritje zgjedhjesh

Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor "vulos" rezultatin e zjgedhjeve të 25 prillit edhe për Vlorën. Në seancën e sotme Kolegji rrëzoi padinë e bërë nga PD dhe LSI lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për Vlorën. Ky vendim u mor duke e konsideruar si të pabazuar në prova dhe në ligj kërkesën ankimore të PD-LSI.

Përfaqësuesi i PD në Kolegjin Zgjedhor Ivi Kaso tha se ky vendim nuk i dekurajon për të kërkuar çirimin e procesit zgjedhor nga shkeljet që sipas tij deformuan vullnetin e qytetarëve.

Kujtojmë se KAS vendosi të rrëzojë edhe kërkesën e PD për prova shtesë nga institucionet e tjera publike, ndërsa pranoi kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark.  Në qarkun e Vlorës PS ka dalë forcë e parë me një diferencë të thellua nga PD. PS ka marrë 8 mandate ose 57.9 % të votave dhe PD ka marrë 4 mandate  ose 31.4 % të votave. LSI humbi edhe mandatin e 2017 duke mos marrë asnjë në qarkun e Vlorës.

Vlora bëhet qarku i dytë, mes 9 të kontestuarve ku vulosen zgjedhjet e 25 prillit. Thuajse të gjitha vendimmarrjet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ janë dërguar nga PD, LSI dhe Vetëvendosje në Kolegjin Zgjedhor. Me përfundimin e Gjirokastrës dhe Vlorës në Kolegj mbeten për tu gjykuar edhe 7 qarqe.

Ndërkaq theksojmë se KAS dje ka përfunduar të gjitha ankimet për 25 prillin pasi dje rrëzoi kërkesat ankimore të PD dhe LSI për Korçën, Elbasanin dhe Fierin, të cilat ishin qarqet e fundit.  Tashmë radhën e shqyrtimet të ankesave e ka Kolegji Zgjedhor, i cili do të vulosë përfundimisht rezultatin dhe do t'i hapë rrugë certifikimit të tij për të konfirmuar 140 ligjvënësit e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë për Vlorën, përfaqësuesi i PD, Kaso: 25 prilli është deformuar, nuk dekurajohemi nga vendimi, do i shkojmë deri në fund

 

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar padinë e PD dhe LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Vlorë. Sipas tij  25 prilli është deformuar dhe nuk do të dekurajohen nga ky vendim për të bërë transparencë.

‘’I njëjti standard që Kolegji e vendosi dje. Pati një vendimarrje të ndërmjetshme për të mospranuar prova shtesë.  Mund të them me keqardhje që është një shans i humbur. Por kjo nuk na dekurajon për t'i bërë publike të gjitha faktet dhe provat që vullneti i zgjedhësve më 25 prill është deformuar. Detyrimin për transparencë e kemi për të gjithë shqiptarët që fenomenet negative në proceset zgjedhore në Shqipëri të marrin fund. Çdolloj shkelje të ligjit e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve. Është bërë e njohur që shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë mme votë. Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkeljeje‘’, tha Kaso.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë