ANGLI - Pas Coventryt, skuadra e Ipswich Town është bërë ekipi i dytë që ka marrë të drejtën për të luajtur në Premier League edicionin e ri. Në raundin e 46-të dhe të fundit të Championship, Ipswich fitoi 3-0 në shtëpi kundër QPR dhe rikthehet në Premier pas mungesës një vjeçare.
Për vendasit mori minuta edhe Anis Mehmeti, sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare të futbollit që nga sezoni i ri do të jetë pjesë e elitës së Anglisë dhe do të përballet me emrat më në zë të futbollit evropian.
Gjatë këtij sezoni Anis Mehmeti luajti 46 ndeshje në Championship. Gjysmën e parë të sezonit ai ishte pjesë e Bristol City ku në 28 ndeshje shënoi 8 gola në kampionat. Në janarin e këtiij viti ai kaloi nga Bristol te Ipswich për 3 milionë euro, duke qenë sërish protagonist. Edhe sot ai mori 20 minuta në fushë duke luajtur takimin e 18-të me klubin 'e ri', teksa ia ka dalë të shënojë dy gola.
25-vjeçari edhe sezonin e ri pritet që të jetë pjesë e rëndësishme e Ipswich, ndërsa Mehmeti është parë si investim i klubit për në Premier League, pasi kontrata e tij vlen deri në verën e vitit 2029. Me fanellën e Shqipërisë Anis Mehmeti është aktivizuar në katër takime dhe me këtë arritje duket se do e ketë sërish një fanellë kuqezi për të.
Komente





