Anis Mehmeti vijon të jetë pikëpyetje e madhe në javët e para të Premier League. Edhe në përballjen që Ispwich luan sot kundër Crystal Palace futbollisti shqiptar nuk është në listën zyrtare, duke përfunduar në tribunë.

Trajneri O’Neil vijon të mos i besojë shqiptarit. Jo vetëm kaq për anësorit nuk po i jepet mundësia as për të qenë në stol në Premier League. Kjo edhe për shkak të merkatos me shumë miliona të bërë nga Ipswich.

Megjithë me rëndësi është Mehmeti, i cili rrezikon shumë jo vetëm klubin, por edhe kombëtaren në këtë situatë.

Situatë aspak e mirë edhe për Armando Brojën, por ndryshe nga Mehmeti, sulmuesi grumbullohet nga Burnley. Në duelin që luan sot në Championship kundër Swansea-s shqiptari është lënë në bankinë, por me shumë gjasë do të marrë minuta si zëvendësues. Javën e fundit Broja pati edhe një përplasje me tifozët e Burnley-t, të cilët janë të pakënaqur me kontributin e shqiptarit.