Anjeza Shahini, "besnike" e stilit në muzikë

Anjeza Shahini, "besnike" e stilit në muzikë
Janë të rralla daljet e saj, por gjithmonë të godasin! Bëhet fjalë për zërin që ngriti në piedestal flamurin shqiptarë në Eurovizion, një triumf jo i fundit për të. Anjeza Shahini, këngëtarja e cila pas suksesit të këngës “Ujë në shkretëtirë”, ajo ka zgjedhur një tjetër këngë për t’iu rikthyer muzikës.

“Magnet”, një këngë e mbushur me një simbolikë mistike nuk mund të realizohej më bukur se në këtë klip të Anjëza Shahinit. E veshur me fustane dhe dekoracione qëtë kujtojnë pikturat në muret e egjyptit të lashtë, Anjeza shkëlqen me zërin dhe performancën artistike në këtë klip.

Ndërkaq, edhe pse figura dhe detaje të zgjedhura janë në harmoni me mënyrën e saj të kënduarit, këtë herë Anjeza nuk interpreton vetëm me zërin si një prfesioniste, por edhe figurat e aktrimit të saj në klip të magjepsin. Duke mos i ikur stilit të saj, Shahini ka prezentuar këngën “Magnet” si një bashkëpunim ky i Big Bastës dhe Marjan Dedës, ndërsa vjen si produksion i “Entermedias”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg