Ankand, shkrimi i Anna Frank-ut
u shit 140.000 €, brenda 2 minutash

Ankand, shkrimi i Anna Frank-ut<br />u shit 140.000 €, brenda 2 minutash
Një poemë e shkruar me dorë nga Anna Frank u shit në ankand për 140.000 €.

Ajo iu shit një blerësi anonim brenda 2 minutave,  në shtëpinë e ankandit “Bubb Kyper”, në Haarlem,Hollandë.

Teksi ishte në gjuhën gjermane dhe daton në 28 mars 1942.

Frank e shkroi këtë poemë me bojë shkrimi të zezë në një fletë të bardhë të përmasave të bllokut të shënimeve.

Ajo nis me adresimin “Dear Cri-cri” dhe mbyllet me nënshkrimin e çifutes : “In memory, from Anne Frank.”

Në sallën ku zhvillohej ankandi, ndodheshin rreth 20 koleksionues ndërsa disa të tjerë bënin ofertat e tyre online ose nëpërmjet telefonit.

Çmimi fillestar ishte 30.000 €.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri