Ankandi i bonove, qeveria i merr
15 mln euro borxh qytetarëve
Banka e Shqipërisë ka shitur të martën për llogari të Ministrisë së Financave 15 milionë euro bono thesari të nominuara në monedhën europiane.
Banka e Shqipërisë ka shitur të martën për llogari të Ministrisë së Financave 15 milionë euro bono thesari të nominuara në monedhën europiane. Sipas burimeve të BSH-së, interesi mesatar ka qenë 5.26%, ndërkohë që qeveria e ka marrë të gjithë shumën e kërkuar. Në ankandin e parë, të zhvilluar në korrik qeveria kishte arritur të siguronte vetëm 11.5 milionë euro nga 15 milionë euo të kërkuara. Kohët e fundit, financat kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi për të tërhequr individët në ankandet e bonove të thesarit, si në lekë ashtu dhe në euro, pasi bankat e mëdha u tërhoqën në pjesën e parë të vitit nga blerja e borxhit të qeverisë, si rrjedhojë e politikave të bankave mëmë për të ulur ekspozimin në letrat me vlerë të qeverisë, duke vënë në vështirësi financat shqiptare për shlyerjen e borxhit.
Me ankandin e djeshëm qeveria arriti të marrë 15 milionë euro borxh në tregun e brendshëm përmes bonove të thesarit të nominuara në monedhën europiane. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, qeveria ka arritur të marrë të gjithë shumën e kërkuar me një interes mesatar prej 5.26 përqind. Ky është ankandi i dytë brenda muajit ku qeveria merr borxh në euro.
AnkandiKëtë herë duket se individët kanë qenë më të gatshëm për të kredituar qeverinë, kjo edhe për shkak të interesit që mbetet dukshëm më i lartë se investimi në depozita, përveçse ofron edhe më tepër siguri. Qeveria u detyrua të kërkonte borxh në valutë nga individët pasi disa nga bankat më të mëdha në vend filluan të ulnin huadhënien për buxhetin me ritme shumë të shpejta, për shkak të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian. Sipas Bankës së Shqipërisë, njëra nga bankat më të mëdha private uli në vetëm brenda tre muajsh peshën në borxhin e brendshëm publik me 3 pikë përqindje duke e vendosur qeverinë në vështirësi për të financuar borxhin e saj. E gjendur përballë kësaj situate Ministria e Financave prej disa muajsh ka nisur një fushatë të gjerë informimi për të nxitur individët që t'i investojnë kursimet e tyre në letrat me vlerë të qeverisë, jo vetëm në valutë por edhe në bonot e emetuar në monedhën kombëtare.
BankatRoli dominues i bankave në tregun e borxhit publik të brendshëm si dhe vendimi i disa bankave për të ulur ekspozimin e tyre ndaj rrezikut të bondeve sovrane të vendeve të ndryshme kanë qenë dy shkaqet pas rritjes së ndjeshme të interesave të bonove të thesarit dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare në ditët e para të këtij viti, bëhet e ditur nga ekspertët e tregut. Interesat e bonove të thesarit me afat njëvjeçar u rritën ndjeshëm në ankandin e datës 10 janar, kur interesi mesatar i pranuar arriti në 7.11 për qind. Bankat kryesore në Europë, të cilat janë të pranishme në Shqipëri përmes filialeve të veta, nuk i konsiderojnë më bondet sovrane si investime me rrezik të papërfillshëm. Në bilancet e tyre është vendosur që pesha e borxheve të shteteve të ulet. Së fundmi, këto banka duket se po ulin ekspozimin edhe ndaj borxheve publike të Shqipërisë, pavarësisht se ekspertët thonë se reduktimi nuk ka kuptim për sa kohë depozitat janë të shqiptarëve dhe Shqipëria e disponon të drejtën e emisionit monetar.
(Shkrimi u botua sot ne Shqiptarja.com)(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
88.4%
-
Jo
7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 541
Lajme të tjera
-
Akuzat ndaj kryebashkiakut të Kuçovës se ishte dënuar në Greqi, Çuçi: Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq! Alternativa e tyre duhet refuzuar
31 Mars, 18:16
-
Biznesmeni Gjergj Luca zotohet për dasmë madhështore të Luizit me Kiarën në 7 maj: Surprizë për nipin tim kur të dalë nga BBV
31 Mars, 17:59
-
5 mijë bluza të bardha u larguan nga Shqipëria në 10 vite! Brataj: Të trajtohen me dinjitet! Sistemit shëndetësor i mungojnë mjekët e familjes
31 Mars, 17:52
-
E pabesueshme! Futbollisti i Argjentinës bën tatuazh Messin duke prekur Kupën e Botës
31 Mars, 17:41
-
Mars i 'përgjakur’, në vetëm 1 muaj 8 viktima të pafajshme! Nga masakra e Dan Hutrës te sulmi në Top Channel! Vrasje me armë zjarri e thikë, 13 të plagosur
31 Mars, 17:40
-
Plehrat e Tepelenës dhe Memaliajit kërcënim për Parkun Kombëtar të Vjosës! Bashkitë: Presim ndërtimin e landifillit të ri në Delvinë
31 Mars, 17:40
-
Pikë e re për kontrollin e ushqimeve në Portin e Durrësit! Krifca inspektim me ministrin italian Lollobrigida: Do kalojnë 1.4 mln tonë produkte në vit
31 Mars, 17:33
-
Programi italo-shqiptar i Konvertimit të Borxhit për zhvillim, hapa faza e dytë e aplikimit të projekteve! Ambasadori Bucci: Histori suksesi
31 Mars, 17:25
-
VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në mes të Tiranës! Sot u ble nga një koncensionar makinash, por mjeti u bë shkrumb e hi
31 Mars, 17:18
-
Akuzat e Berishës për bashkëpunimin me Ballën për ligjin e dosjeve, reagon Alibeaj: Shpifjet në gojën e tij, një refren i njohur në politikën shqiptare
31 Mars, 17:12
-
Tiranë/ Gjendet një i moshuar i humbur në Kamëz, policia: Njoftoni 112 nëse keni dijeni për familjarët e tij! Dyshohet me probleme të shëndetit mendor
31 Mars, 17:08
-
Zbardhen prapaskenat, 2 futbollistët që shkarkuan Antonio Conten nga Tottenham
31 Mars, 17:03