Interesat e bonove të thesarit ranë për të tretin ankand radhazi, si rezultat i një rritje të ndjeshme të kërkesës së tregut financiar për të investuar në bono.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankandet e kësaj jave, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një interes mesatar 2.81%, në rënie nga niveli prej 3.05% i ankandit të mëparshëm.

Nga 9.7 miliardë lekë bono të ofruara në ankande nga Ministria e Financave, kërkesat totale arritën në 15.4 miliardë lekë.

Ekspertët nuk presin një tjetër rënie të krahasueshme me periudhën kur interesat e bonove afatshkurtra zbritën edhe më poshtë se norma bazë e interesit. Stabilizimi i tregut bonove pritet të ndikojë në  norma të ulëta të interesit edhe për depozitat bankare dhe kreditë.


dy.b/shqiptarja.com