TIRANE- Me interes pritet ankandi i sotëm në euro, për shkak të shumës së lartë në valutë, teksa financat do tentojnë të shesin 40 milionë euro obligacione dy vjeçare fikse. BSH ka shitur dje për llogari të Ministrisë së Financave 3.5 miliardë lekë obligacione dy vjeçare në lekë, me interes fiks. Sipas rezultateve të ankandit, kërkesa e institucioneve financiare për blerjen e letrave me vlerë afatgjatë të qeverisë ka qenë relativisht e lartë duke arritur në 4.7 miliardë lekë.
Ndërsa kuponi në ankand ka qenë i njëjtë me atë indikativ, në nivelin e 4.84%. Me interes pritet ankandi në euro, për shkak të shumës së lartë në valutë, teksa financat do të tentojnë të shesin 40 milionë euro obligacione dy vjeçare fikse, me kupon indikativ 3.33%.
Ky është ankandi i dytë në euro për obligacionet dy vjeçare. Në ankandin e parë, në dhjetor 2013, financat kërkuan të shisnin njëjtën shumë, por arritën të mblidhnin vetëm rreth 25 milionë euro, me një kupon prej 4.65%, më të lartë se ai indikativ prej 4.4%, si rrjedhojë e kërkesës më të dobët se oferta.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com