Ankaraja do shpallë zyrtarisht të përfunduar ofensivën ushtarake në Siri, pas armëpushimit 150 orësh (VIDEO)

Ankaraja zyrtare ka deklaruar se do ta shpallë të përfunduar operacionin ushtarak në Sirinë veriore tashmë që trupat e saj dhe ato ruse janë vendosur në të ashtuquajturën zonë sigurie.

Përfundimi i ofensivës është duartrokitur nga nga Donald Trump, i cili njofton edhe heqjen e sanksioneve të vendosura për Turqinë pasi armëpushimi tani do të jetë i përhershëm.

Presidenti amerikan gjithashtu ka pretenduar gjithashtu autorësinë e fundit të luftës.

‘Ne – tha ai- ia arrritëm të ulnim në tryezën e bisëdimeve presidentin turk dhe e detyruam atë të nënshkruante marrëveshjen e armëpushimit’.

 “Le të luftojë dikush tjetër për këtë rërë të njollosur për një kohë të gjatë nga gjaku”, tha Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu paralajmëroi se do t’i rivendosë sërish sanksionet Turqisë, nëse Erdogan bën diçka që nuk do t’i pëlqejë atij.

Por ndërkohë Administrata Amerikane ka kërkuar hapje e hetimeve për krime lufte ndaj Turqisë. Sipas saj, Turqia në bashkëpunim me xhihadistët ka ekzekutuar pa gjyq kurd të pafajshëm dhe përmes reprezaljeve ka detyruar zhvendosjen e rreth 300 000 personave.

Në më pak se 10 ditë ofensiva turke në Siri ka shkaktuar qindra vdekje mes popullatës civile. Por ndërkohë Salih Muslim Muhammad, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Bashkimit Kurd ka paralajmëruar perëndimin dhe NATO- n të mbajnë nën vëzhgim Turqinë, që sipas tij, mund të përdorë teknologjinë dhe armët e Alenacës për të pushtuar qytete dhe masakruar civilët.

Ofensiva ushtarake turke në Sirinë veriore nisi më 9 tetor, pas tërheqjes së trupave amerikane nga Veriu i Sirisë, me justifikimin e eliminimit të grupeve që Ankaraja zyrtare i cilëson terroristë dhe krijimin e një zone të sigurt 30 km në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

Pas marrëveshjes së dytë të armëpushimit, e nënshkruar mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit rus Vladimir Putin, trupat turke dhe ruse do të patrullojnë në një zonë prej 10 km përgjatë kufirit sirian për të garantuar ‘sigurinë’.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar